KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: 5 mijë deri 10 mijë euro gjobë, kush gënjen bankën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > 5 mijë deri 10 mijë euro gjobë, kush gënjen bankën
AnalizeFinanceFokusKryesoreSociale

5 mijë deri 10 mijë euro gjobë, kush gënjen bankën

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2026 9:28 am
54 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Personat që japin vetëdeklarime të rreme pranë bankave apo institucioneve të tjera financiare mund të përballen me gjoba nga 500 mijë deri në 1 milion lekë. Masa parashikohet në projektligjin “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, i hedhur sëfundmi për konsultim publik nga Ministria e Financave.

Drafti vendos përgjegjësi edhe për klientët, krahas detyrimeve të institucioneve financiare për të mbledhur, verifikuar dhe raportuar të dhënat për llogaritë e raportueshme, raporton skyweb.al.

Sipas nenit 17, gjoba zbatohet ndaj mbajtësit të llogarisë, personit që kontrollon një kompani ose personit tjetër përgjegjës që nënshkruan, paraqet apo konfirmon një vetëdeklarim të rremë.

Këto deklarime shërbejnë veçanërisht për përcaktimin e rezidencës tatimore, pra vendit ose vendeve ku personi konsiderohet rezident për qëllime tatimore. Në dokumentacion kërkohen të dhëna si adresa e vendbanimit, numri i identifikimit tatimor dhe data e lindjes.

Projektligji parashikon gjoba edhe për refuzimin e dhënies së informacionit ose dokumentacionit të kërkuar. Në këtë rast, masa varion nga 300 mijë deri në 700 mijë lekë.

Bankat do të kenë detyrimin të verifikojnë nëse deklarimi përputhet me informacionin që disponojnë për klientin. Kur kanë arsye të besojnë se të dhënat janë të pasakta ose të pabesueshme, duhet të kërkojnë deklarim të ri ose dokumentacion mbështetës. Edhe klienti duhet të njoftojë ndryshimet që e bëjnë informacionin e mëparshëm të pasaktë.

Gjobat do të vendosen nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, duke marrë parasysh rëndësinë, kohëzgjatjen dhe përsëritjen e shkeljes. Vendimi mund të ankimohet në gjykatën administrative.

Projektligji synon forcimin e shkëmbimit të informacionit financiar për luftën kundër evazionit. Efektet e tij parashikohen të fillojnë nga data e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Terminali i Sarandës, 6.3 milionë euro për një objekt që fut ujë 3 muaj pas inagurimit
Artikulli tjetër Rihapen bastet dhe Call Center-at

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.