KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja fiktive ekonomike penalizon të varfrit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rritja fiktive ekonomike penalizon të varfrit
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Rritja fiktive ekonomike penalizon të varfrit

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2026 8:13 am
27 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ende ka nivelin më të lartë të varfërisë në shkallë europiane, teksa qeveria shqiptare ka shmangur politikat sociale duke lënë në mëshirë të fatit mijëra familje me pensione të ulëta dhe me ndihme ekonomike.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tre vitet e fundit nga 2023 në 2025 numri i familjeve që trajtohen me ndihme ekonomike ka rënë me 21 për qind. Vitin e kaluar rezultonin 43,648 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike nga 55,410 të tilla në vitin 2023.

Por në vend që të rritej pagesa për familjet ekzistuese, qeveria vendosi të shkurtojë fondet për ndihmën duke lënë të pandryshuar masën e përfitimit mujor prej 7253 lekësh.

Fondi i ndihmës ekonomike u ul nga 4,8 miliardë lekë në vitin 2023 në 3,8 miliardë lekë vitin e kaluar me tkurrje gjithashtu 21%.

Ndërsa numri i familjeve dhe fondi janë reduktuar, vlera e përfitimit për familje është 7.253 lerë në vitin 2025 pothuajse në të njëjtin nivel më dy vite më parë.

Kjo do të thotë se ulja e fondit është reflektuar kryesisht në numrin më të vogël të familjeve që përfitojnë, dhe jo në përfitime më të larta që merr secila familje.

Krahasimi me standardin ndërkombëtar e bën edhe më të dukshëm nivelin e ulët të kësaj pagese. Banka Botërore ka vendosur 8,30 dollarë në ditë për person, me çmime dhe paritet të fuqisë blerëse të vitit 2021, si pragun e varfërisë për vendet me të ardhura të mesme të larta, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Pragu prej 8,30 dollarësh nënkupton 58,10 dollarë në javë ose rreth 249 dollarë në muaj për person. Ndërsa pagesa mesatare e ndihmës ekonomike në Shqipëri është vetëm 7.253 lekë në muaj për familje, çka do të do të thotë se qeveria i trajton pjesën më të varfër të popullsisë në mënyrë aspak dinjitoze dhe shume poshtë standardit të mbijetesës.

Shqipëria nuk e ka të përcaktuar pragun kombëtar të varfërisë, por me rritjen e kostove të jetesës sidomos pas pandemisë, pagesa prej 7,2 mijë lekësh në muaj nuk mbulon as faturat mujore të energjisë dhe ujit dhe as nuk mjafton për të përmbushur as nevojat bazike të jetesës.

Partnerët ndërkombëtare si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerësimet rutine për Shqipërinë kanë rekomanduar forcimin e mbrojtjes sociale dhe një rishpërndarje me të balancuar nga të ardhurat që po gjeneron rritja ekonomike. Të dhënat zyrtare tregojnë se përkundrazi pjesa më e varfër e shoqërisë nuk po përfiton aspak nga rritja e ekonomisë dhe të ardhurave buxhetore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nata e surprizash për italianët, në Champions
Artikulli tjetër Gazetarët përballen me dhunë dhe kërcënime nga policia gjatë protestës studentore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.