KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga flamingot te gurët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga flamingot te gurët
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Nga flamingot te gurët

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2026 8:45 am
46 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë!

Studentët nuk u shfaqën si protestuesit “Flamingo”. Ata, sot, përballen me një Tiranë më të shtrenjtë dhe me pyetjen nëse ia vlen të qëndrojnë në vend. Kjo e bën protestën e tyre më pak të parashikueshme.

Për 135 ditë, protesta e përditshme funksionoi mbi një kontratë të pashkruar: bëni çfarë të doni, por jo dhunë.

Qeveria vuri bast me kohën: protesta do të lodhej, numrat do të binin. Pjesërisht ia doli. Numrat në shesh ranë, por rënia e numrave nuk do të thotë shuarje e pakënaqësisë. Sot dukej se një pjesë e protestuesve kishin humbur besimin te rruga paqësore.

Sheshi i protestës së studentëve është i njëjti me tetë vite më parë, por nuk ka më meme dhe tetë kërkesa!

Në atë kohë, pas disa javësh protestash, qeveria shpalli Paktin për Universitetin, ndërsa sot kërkesat kanë karakter politik. Për rrjedhojë, hapësira për zgjidhje dhe kompromis bëhet shumë më e vogël.

Një element që meriton vëmendje të veçantë, sot, është ndërhyrja e policisë. Në vend që ta qetësonte situatën, ndërhyrja e sotme duket se e përshkallëzoi atë. Vezët e gurët sollën gazin, gazi solli gurë të tjerë dhe përplasja mori një dinamikë që mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar.

Përvoja e Francës ofron një tablo që ja vlen për ta “parë”. Edhe në protesta ku dëmet materiale kanë qenë shumë më të mëdha, policia franceze përdor, në varësi të rrethanave, taktika të menaxhimit të turmës që synojnë të shmangin përplasjen e menjëhershme dhe të dallojnë protestuesit paqësorë nga individët e dhunshëm. Natyrisht, edhe ndërhyrjet e policisë franceze janë kritikuar shpesh për përdorim joproporcional të forcës. Por parimi mbetet: përgjigjja ndaj dhunës duhet të jetë e nevojshme, proporcionale dhe, e përqendruar te personat që e ushtrojnë atë, jo te e gjithë turma.

Ndërhyrja policisë nuk matet vetëm me aftësinë për të zbrazur sheshin, por edhe me aftësinë për të mos e kthyer një incident në një përplasje më të madhe. Një shesh mund të pastrohet për pak minuta, por zemërimi që prodhon një ndërhyrje e gabuar mund të zgjasë me ditë…

Nëse dhuna e sotme mbetet një episod i izoluar, qeveria mund ta përballojë pa shumë vështirësi. Por nëse dhuna përsëritet, ndërhyrja e policisë perceptohet si joproporcionale dhe protestës i bashkohen studentë nga universitete të tjera, pedagogë e prindër, situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

Protesta mund të zgjerohet dhe të nisë një spirale dhune që del jashtë kontrollit, edhe nëse askush nuk e ka synuar apo planifikuar.

Qeveria sapo e provoi se i ka 85 vota në Kuvend, por votat parlamentare dhe legjitimiteti shoqëror nuk janë e njëjta gjë. Do të ishte lexim i paplotë ta shihte protestën vetëm përmes gurëve dhe xhamave të thyer.

Policia mund t’i shpërndajë protestuesit nga sheshi me ujëhedhës, por nuk mund të shuajë pakënaqësinë që i ka nxjerrë në protestë.

Nëse protesta vazhdon dhe dhuna përsëritet, atëherë nga kriza e rendit publik mund të kalojmë në krizë politike.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Klevi Metaj, studenti që goditi 6 policë dhe u bë viral në rrjet
Artikulli tjetër 15 vjet provë nga BE-ja, një padrejtësi për Ballkanin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.