Bordi i Transparencës ka njoftuar këtë të mërkurë çmimet e reja të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve, duke reflektuar një ulje të dukshme për naftën dhe benzinën. Dje, Bordi vendosi çmime më të larta, ndërsa sot i ka ulur.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 14 Tetor 2026, vendosi:
– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 213 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 201 lekë/litër.
– Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
“Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, njofton Ministria.
Marrë nga Newsbomb.al