KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bankat e nivelit të dytë mbyllin degët në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Bankat e nivelit të dytë mbyllin degët në Tiranë
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesore

Bankat e nivelit të dytë mbyllin degët në Tiranë

Përditësimi i fundit: 15 Tetor, 2026 9:46 am
16 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Bankat e nivelit të dytë kanë vendosur të mbyllin degët brenda unazës së vogël të Tiranës për arsye të sigurisë. Kapitali ka mësuar se të gjitha bankat kanë urdhëruar stafin e tyre që të mbyllë degët dhe të largohet nga puna për në shtëpi duke pezulluar cdo veprim me klientët.

Ky vendim ekstrem ka ardhur si pasojë e përshkallëzimit të protestave në qendër të Tiranës, duke lënë pa shërbim mijëra qytetarë dhe biznese në zonën më të ngarkuar tregtare të vendit.

Burime nga sektori bankar bëjnë me dije se ky hap u ndërmor për të garantuar sigurinë e jetës së personelit dhe për të mbrojtur infrastrukturën fizike të bankave nga rreziku i akteve të dhunës.

Ky izolim i detyruar i qendrës financiare të kryeqytetit dëshmon qartë se si mungesa e rendit dhe dështimi i strukturave ligjzbatuese për të menaxhuar situatën kanë filluar të kenë një kosto direkte mbi ekonominë kombëtare.

Ky bllokim i aktivitetit bankar ekspozon një problematikë shumë më të parakohshme dhe më të thellë: paaftësinë e qeverisë për të garantuar sigurinë publike dhe stabilitetin në pikat kyçe të vendit.

Kur institucionet financiare detyrohen të ulin qepenat në mes të ditës nga frika e dhunës dhe mungesa e kontrollit mbi territorin, sinjali që i dërgohet tregut dhe investitorëve të huaj është ai i një shteti në krizë dhe të paaftë për të ruajtur rendin elementar.

Ekspertët e ekonomisë paralajmërojnë se ngjarje të tilla nuk sjellin thjesht humbje ditore në transaksione apo bllokim të xhiros së bizneseve të vogla e të mesme që operojnë në qendër. Impakti është afatgjatë; pasiguria publike e nxitur nga plogështia e strukturave shtetërore dëmton rëndë klimën e biznesit, ul besimin e konsumatorëve dhe rrit kostot e operimit të kompanive.

Në një mjedis ku shteti nuk garanton dot paprekshmërinë e pronës dhe mbarëvajtjen normale të punës, kapitaleve dhe investimeve u kanoset rreziku i largimit, duke goditur direkt rritjen ekonomike dhe stabilitetin e vendit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana, qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
Artikulli tjetër Qeveria italiane u merr 10 miliardë euro bankave për të ndihmuar familjet kundër krizës së çmimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.