KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Tirana mes flakëve e tymit, në ditën e tretë të protestës së studentëve

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2026 7:40 am
31 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Prej orës 09:00, dita e tretë e protestës në Tiranë është shoqëruar sërish me akte dhune dhe përplasje. Protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë, sende të forta banka, biznese dhe kioska, duke lënë pas dëme, në rrugët e kryeqytetit.

Përplasjet më të forta u regjistruan te Kryeministria, ku tensionet zgjatën për rreth një orë e gjysmë dhe efektivët ndërhynë me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë protestuesit. Nga incidentet mbetën të lënduar 26 persona, ndërsa një efektiv policie nga Durrësi dhe një nga Shkodra ndodhen në spital.

Në ditën e tretë të protestave, Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes. Në një përgjigje për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, Rama deklaroi se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës. Ai u shpreh i gatshëm për dialog me studentët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime.

Protestuesit u mblodhën fillimisht pranë Ministrisë së Arsimit, ku u përsëritën veprimet e dhunshme të dy ditëve të mëparshme. U shkulën kangjellat dhe godina e ministrisë u godit me gurë, ndërsa u shkaktuan dëme edhe në biznese në Rrugën e Durrësit.

Më pas, protesta u zhvendos drejt Parlamentit. Një pjesë e protestuesve qëndroi përpara godinës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Tensionet vijuan pranë Ministrisë së Infrastrukturës, ku një grup protestuesish thyen xhamat e godinës. Disa vajza u shtrinë në mes të rrugës, duke bllokuar kalimin e efektivëve. Policia ndërhyri me spraj, gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë, duke arritur më pas të hapë rrugën.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u kthyen sërish në Rrugën e Durrësit, ku qëndruan për orë të tëra. Në zonën pas Muzeut Historik Kombëtar u dëmtuan dy biznese. Në njërin prej tyre u thye vitrina, protestuesit hynë brenda dhe dëmtuan ambientet. Prej biznesit u mor edhe një fikëse zjarri, e cila më pas u hodh mes materialeve që digjeshin në rrugë.

Protesta u zhvendos më pas përpara Bashkisë së Tiranës, ku drejt godinës u hodhën gurë dhe fishekzjarrë. Tensione pati edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, e cila u sulmua nga protestuesit, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Sulmet vijuan edhe ndaj institucioneve të tjera. Në drejtim të Ministrisë së Mjedisit u hodhën gurë, ndërsa u thyen edhe xhamat e Teatrit të Kukullave. Gjatë protestës u sulmua gjithashtu Ministria e Brendshme, ndërsa Ministria e Ekonomisë u sulmua sërish dhe iu vu zjarr.

Në shënjestër të protestuesve përfunduan edhe bankat. Të paktën katër banka të nivelit të dytë u sulmuan dhe u dëmtuan gjatë protestës. Në qendër të Tiranës, një bankë u godit me tulla dhe shkopinj në hyrje dhe në fasadën prej xhami. Në zonën e “9-katësheve” u sulmua një tjetër bankë, ku protestuesit thyen derën dhe hynë brenda.

Një bankë tjetër në zonën e “Myslym Shyrit” u godit me shkopinj, duke iu thyer dera dhe xhamat. Në një tjetër rast, protestuesit përdorën mjete metalike për të thyer xhamat dhe për të hyrë brenda një banke. Alarmi i sigurisë u aktivizua, ndërsa protestuesit nxorën jashtë një sasi dosjesh dhe dokumentesh përpara se të largoheshin. U shkatërrua gjithashtu bankomati i një banke tjetër.

Pas bankave, protestues me maska sulmuan edhe dyqanet e dy kompanive telefonike, duke dëmtuar ambientet e tyre. Gjatë protestës u sulmuan dhe u dëmtuan edhe biznese të tjera në disa zona të kryeqytetit.

Gjatë incidenteve u dogjën disa kioska në qendër të Tiranës. Protestuesit i vunë zjarrin gjithashtu kabinës së rojës pranë Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe kabinës së rojës së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Një tjetër pikë e tensioneve ishte Kryeministria, ku protestuesit u grumbulluan disa herë gjatë ditës. Në drejtim të godinës u hodhën tulla dhe sende të forta, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë për t’i shpërndarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes, protestuesit sulmuan ambientet e Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Ekonomisë.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ish-Drejtori i Përgjithshëm: Policia, e çakorduar në protestë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Gjykata cakton ‘arrest shtëpie’ për Klevin Metajn, simbolin e protestës studentore

Roli i fshehtë i Vuçiqit në përpjekjen “e paligjshme” për ta ndihmuar biznesin e Trump-it

BIRN: Policia humbi kontrollin e territorit dhe tregoi mungesë të thellë profesionalizmi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protesta me tensione/ A mund të sjellë ndryshim?
Artikulli tjetër Trump shkarkon Paolo Zampollin nga Departamenti i Shtetit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata e Tiranës jep sot masën e sigurisë për të rinjtë e arrestuar ditën e parë të revoltës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë mësimin
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Durrësit/ Studentët solidarizohen me protestën në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
Elbasani revoltohet për të dytën ditë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.