KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Civilë të maskuar kundër protestuesve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Civilë të maskuar kundër protestuesve
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Civilë të maskuar kundër protestuesve

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2026 9:25 am
15 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në ditën e tretë të protestave në Tiranë, dhuna e policisë ndaj të rinjve, studentëve dhe gjimnazistëve është përshkallëzuar ndjeshëm.

Ndryshe dy ditët e mëparshme në rrugë janë shfaqur grupe civilësh të maskuar, pa asnjë shenjë identifikimi, të cilët godasin me shkopinj protestuesit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si po kundërveprojnë forcat e rendit.

Në pamjet më lart të filmuara sot në Tiranë, dallohet prania e personave të maskuar, të veshur civilë dhe të pajisur me shkopinj, të cilët veprojnë pa shenja të dukshme identifikimi bashkë me policët e veshur me uniforma.

Këto grupe të organizuara nga policia nuk ishin shfaqur ditën e parë dhe ditën e dytë të protestës. Mungesa e identifikimit dhe mënyra e ndërhyrjes ngrenë çështje serioze të ligjshmërisë dhe përgjegjësisë institucionale.

Në pamjet filmike që qarkullojnë në rrjetet sociale, të rinj, mes të cilëve edhe persona që duken të mitur, shihen teksa kapen në rrugë, goditen me shkopinj gome dhe tërhiqen zvarrë. Ndërhyrjet nuk kufizohen te shpërndarja e turmës, por përfshijnë edhe ndjekjen dhe goditjen e protestuesve, në rrethana që kërkojnë një shpjegim nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Ndërsa policia është e ngarkuar për ruajtjen e rendit publik, është vënë re se tashmë përgjigjia që po i jepet protestës ngjan më shumë dhunën e grupeve të rrugës sesa ndërhyrjen e një institucioni shtetëror.

Në pamjet që shihen më lart, të filmuara nga Syri tv, shihen grupe policësh që në momentin kur protestuesit janë zmbrapsur, qëllojnë me gurë drejt turmës.

Në ditën e parë të protestës, reagimi i policisë u konsiderua i tepërt, ndërsa njërit prej protestuesve iu thye këmba, ndërsa të tjerë u tërhoqën zvarrë dhe u rrahën, para se të shoqëroheshin në komisariate

Përfaqësitë e huaja në Tiranë reaguan duke dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga uniformat blu, që kanë detyrimin të garantojë sigurinë publike, por edhe të respektojë proporcionalitetin e forcës, veçanërisht kur përballë ka të mitur. Edhe në rastet kur protestat shoqërohen me akte dhune, kjo nuk i jep askujt të drejtën të godasë persona të neutralizuar apo të gjuajë me gurë drejt protestuesve.

Por ajo që është më e rëndësishme, është që policia duhet të sqarojë se kush janë civilët e maskuar me shkopinj, kush i komandon dhe mbi çfarë baze ligjore ndërhyjnë kundër protestuesve.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme?
Artikulli tjetër Teoria e komplotit nga jashtë, që po përpiqet të përhapë qeveria

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.