KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Teoria e komplotit nga jashtë, që po përpiqet të përhapë qeveria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Teoria e komplotit nga jashtë, që po përpiqet të përhapë qeveria
FokusKryesoreOpinionPolitike

Teoria e komplotit nga jashtë, që po përpiqet të përhapë qeveria

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2026 9:29 am
19 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

E mbyllur në kullën e saj të shurdhërisë mazhoranca rilindase e cila nuk do të pranojë se ia ka sjellë qytetarëve në majë të hundës, po përpunon teori konspirative për ata që qëndrojnë pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit në vend.

Togfjalëshi që dëgjohet më shpesh është ai i “duarve të errëta”, që duket si i kopjuar nga koha e rregjimit komunist, i cili i cilësoi protestat që kërkonin rrëzimin e tij si produkt i “forcave të errëta”.

Ky togfjalësh u përdor nga ministrja e arsimit Mirela Kumbaro, në përshkrimin që i bëri sulmeve ndaj institucionit që ajo drejton. Kumbaro u kujdes të thotë se “të gjithë e dinë të kujt janë” ato duar të errëta.

Nisur nga fakti se edhe Taulant Balla, ndonjë deputet periferik apo ndonjë opinionist i bindur patën fajësuar PD dhe Berishën, shumëkush mendoi se me “duart e errëta” nënkuptohej opozita. Kjo u përforcua edhe më shumë kur me daljen e tij të enjten një mëngjes Edi Rama e rimori idenë e “duarve…” që fshihen pas. “Këto janë të tjera duar! Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart”, tha ai gjatë inspektimit të një mjedisi të shkatërruar nga protestuesit, duke u kujdesur që të nënkuptohet se pas qëndronte opozita, ose dikush tjetër.

Por këtë dileme, atë se cili qëndron pas, sipas rilindasve, e zgjidh vetëm po kqyre me vëmendje deklaratën e gjatë të ministrit të Brendëshëm Ervin Demo një natë më parë. Demo në një prononcim me videoselfie, që dukej qartë që nuk qe i tiji, pasi aty dallohej hapur sintaksa dhe shprehje që i përdor vetëm shefi, e thellonte teorinë e komplotit të “duarve të errëta”. Ai fliste fjalë për fjalë edhe për “duart dashakeqe të të huajve”. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte aludimi komplotist shkonte dhe më tej: “Dimë shumë më tepër se sa mund të ndajmë me ju sonte”. Po të njëjtin refren përsëriti edhe këtë të enjte Drejtori i Pwrgjithshëm i Policisë, Skënder Hita i cili përmendi në një dalje për mediat “ndividë të rekrutuar për qëllimet e errta të organizatorëve te vërtetë te kësaj proteste, brenda  e jashtë vendit”.

Çfarë dinin ata më shumë se ne, se janë iranianët, islamikët, grekët, serbët, turqit apo antitrumpistët? Ata nuk pohuan asgjw më shumë, por njësoj si në kohën kur shpërtheu revolucioni i flamingove, qeveria po bën atë që bëjnë të gjitha rregjimet në fundin e tyre, po denoncon armikun e jashtëm.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Civilë të maskuar kundër protestuesve
Artikulli tjetër Elbasani revoltohet për të dytën ditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.