KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si u “zhduk” fitimi i minierës së Spaçit nga TETE Albania përmes manovrave me kredinë e BKT?

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 10:29 am
22 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një investigim bazuar mbi pasqyrat financiare të audituara dhe marrëveshjet noteriale të depozituara pranë autoriteteve shqiptare, zbulon një skemë të pastër të lëvizjes së kapitaleve nga kompania minerare “TETE Albania Tunnel and Mining” Sh.a.

Përmes manovrave të huadhënies ndërmjet kompanive, pasuria nëntokësore e Shqipërisë u la peng dy herë për të financuar nevojat për kesh të aksionarëve turq, duke i shkaktuar shtetit dhe ekonomisë shqiptare humbje miliona eurosh.

Manovra trekëndësh me kredinë 10 milionë dollarëshe
Historia e transferimit të kapitaleve ka zënë fill që në vitin 2020. Kompania mori një kredi prej 10 milionë USD nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT) në Shqipëri.

Kushtet e kësaj kredie ishin të rrepta: interesi ishte i lartë (USD Libor 12-mujor + 5%, me një dysheme minimale prej 7%), ndërsa si kolateral u vendosën ndërtesat, makineritë dhe vetë leja 20-vjeçare e shfrytëzimit të minierës së Spaçit në Mirditë.

Sapo banka shqiptare disbursoi paratë, “TETE Albania” nuk investoi asnjë qindarkë në terren. Fondet u transferuan menjëherë në Turqi për llogari të shoqërisë mëmë, Ilbak Madencilik Sanayi ve Ticaret A.S., nën premtimin për kërkime gjeologjike jashtë Shqipërisë.

Transaksioni u krye në terren nga administratorët Eyp Batal dhe Hasan Üstündağ. Ky i fundit zotëronte një prokurë të posaçme për të lëvizur fondet bankare të shoqërisë.

Manovra ishte aq e hapur, sa banka BKT e konsideroi shkelje të rëndë të kushteve të kontratës, duke e detyruar kompaninë të njihte një penalitet prej 100,000 USD (1%).

Çfarë humbën shqiptarët nga kjo manovër?
Efektet e këtij triangulimi financiar ranë tërësisht mbi kurrizin e ekonomisë dhe shtetit shqiptar. Së pari ky ishte një operacion i pastër i shmangies së taksave dhe erozionit të bazës tatimore.

Sipas kontratës së kredisë, “TETE Albania” duhet të paguante rreth 700,000 USD interesa në vit te banka BKT. Këto interesa regjistroheshin si shpenzime brenda Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, për paratë që u dërguan në Turqi, kompania shqiptare i ngarkoi shoqërisë mëmë një interes qesharak, të bazuar në normën mesatare të Bankës Qendrore të Shqipërisë (rreth 1% ose vetëm 100,000 USD në vit).

Kjo diferencë prej 600,000 USD humbje e pastër financiare çdo vit u zbrit nga fitimet që nxirrte miniera e Spaçit nga shitja e bakrit.

Duke fryrë shpenzimet në Shqipëri dhe duke transferuar fitimet në Turqi, kompania raportoi humbje të mëdha të akumuluara dhe kapital negativ prej 198.5 milionë Lekësh. Si rrjedhojë, shteti shqiptar humbi të drejtën për të mbledhur 15% tatim-fitim mbi vlerën e vërtetë të mineralit të nxjerrë.

Së dyti, ky ishte një operacion i bllokimit të pasurisë kombëtare pa investime reale. Minerali i bakrit në Mirditë është pasuri e patjetërsueshme e Republikës së Shqipërisë. Tete Albania ka vënë peng minierat shqiptare për të marrë borxh para, të cilat nuk investoheshin në këto miniera, por shkonin në Turqi.

Së treti, këto manovra prodhonin vetëm një rezultat. Riskun i lartë për punëtorët lokale dhe furnitorët. Duke e zbrazur llogarinë kesh në Shqipëri, likuiditeti i kompanisë ra në nivele kritike (raporti aktual 0.46), çka do të thotë se kompania kishte vetëm 46 qindarka asete likuide për çdo 1 lek borxh.

Shoqëria është vënë në rrezik real falimentimi dhe u mbajt në punë vetëm nga një “letër mbështetjeje” (support letter) nga Stambolli. Ky pozicion e vendosi në pasiguri absolute fatin e 224 punonjësve shqiptarë dhe dhjetëra bizneseve lokale të transportit e mirëmbajtjes, të cilët mund të mbeteshin pa punë dhe pa u paguar nëse shoqëria mëmë pësonte krizë.

Së katërti, kredia prej 10 milionë USD u mor nga fondet e depozituesve shqiptarë. Duke i nxjerrë paratë jashtë kontrollit të shtetit shqiptar dhe duke thyer kushtet e kontratës, kompania ekspozoi sistemin bankar vendas ndaj një risku të lartë të “kredisë së keqe”.

Ndonëse raportet e fundit tregojnë se kjo hua u shlye përfundimisht më 16 janar 2025, për vite me radhë depozitat e shqiptarëve shërbyen si instrument financimi falas për korporatat turke.

“TETE Albania” dëshmon një praktikë të pastër se si burimet natyrore të Shqipërisë keqpërdoren për lëvizje të kapitaleve jashtë vendit.

Ndërsa punëtorët shqiptarë punonin në nëntokën e Spaçit me rreziqe të larta, miliona dollarë që duhet të taksoheshin dhe të shndërroheshin në investime në Shqipëri, trianguloheshin në Turqi përmes skemave të miratuara nga zyrtarët e lartë të kompanisë.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri

Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mesazhet skandaloze/ PS kthehet në njësi paramilitare, Rama kopjon skenarin e Vuçiçit
Artikulli tjetër Mësuesit dhe studentët në Greqi dalin në protestë për përmirësimin e arsimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Fokus Sociale 19 Tetor, 2026
Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Moska i përgjigjet Ramës: Nuk kemi dorë në protestat e Shqipërisë
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Protestuesit e Kurbinit dhe Mirditës bllokojnë hyrjen për në rrugën e Kombit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.