KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet në Shqipëri
FokusKryesoreOpinionPolitikeRajoniSociale

Albulena Haxhiu: Të ndalet dhuna, arroganca nga pushteti nxit tensionet në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 8:28 am
18 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë thirrje të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri.

Në reagimin e parë nga Kosova lidhur me protestat që po zhvillohen në shumë qytete, Haxhiu ka thënë se të gjitha institucionet kanë për obligim të trajtojnë kërkesat e protestuesve.

“Ajo që po ndodh atje na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është Shtëpi. Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet. Besoj që secili prej drejtuesve të institucioneve atje, Kuvendi, Presidenca ose Qeveria, e ka për obligim të trajtojë kërkesat e studentëve. A janë ato që kanë dalë tani a janë ato të shtresëzuara që kanë nisur shumë herët në vite”, ka deklaruar kryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tutje ka thënë se nuk e mbështesin dhunën e përdorur nga policia në drejtim të protestuesve dhe anasjelltas, derisa shtoi që arroganca nxit protestat.

“Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, dhuna duhet të ndalohet nga të dyja palët. Është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta, jo arroganca. Mendoj që arroganca nxit protestat, prandaj thërras që me maturi e seriozitet t’i kalojnë dallësitë apo qëndrimet e ndryshme që mund të ketë”, shtoi Haxhiu.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu që është edhe anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se partia e saj asnjëherë nuk ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestat në Shqipëri.

“Sa i përket pjesëmarrjes së ndonjë mbështetësi, unë duhet të theksoj se asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosje që të mbështeten protestat. Nuk i takon Vetëvendosjes kjo. Vetëvendosje ka mbështetje të madhe, por nuk mund të mbahet Vetëvendosje përgjegjëse nëse mbështetësit tanë shkojnë e protestojnë atje”, përfundoi Haxhiu.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alarm për bomba në shkollat italiane/ Evakuohen 50 godina, pas e-maileve anonime
Artikulli tjetër Ashpërsimi i retorikës së Ramës, nxitëse e dhunës policore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
Ku përfundojnë mbetjet?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.