KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama pranon dështimin në arsim/ Quan “analfabetë Tik Tok-u” të rinjtë e shkolluar në “epokën e tij”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Rama pranon dështimin në arsim/ Quan “analfabetë Tik Tok-u” të rinjtë e shkolluar në “epokën e tij”
KryesoreOpinionPolitikeSociale

Rama pranon dështimin në arsim/ Quan “analfabetë Tik Tok-u” të rinjtë e shkolluar në “epokën e tij”

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2026 9:34 am
14 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri Edi Rama deklaroi mëngjesin e kësaj të Hëne se në protestën e të rinjve që po zhvillohet këto ditë në Tiranë e qytete të tjera ka “vajza dhe djem që mendojnë se jeta është TikTok dhe se me TikTok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë, mund të bëjnë Shqipërinë më të mirë”.

Në tentativën e tij për të sfumuar revoltën rinore që po i rrezikon seriozisht pushtetin, Rama, në mënyrë frojdiane, pranoi edhe dështimin e sistemit arsimor të ngritur dhe të strukturuar prej tij dhe qeverive që ka drejtuar prej vitit 2013.

Në revoltën rinore, shumica absolute e pjesëmarrësve janë të rinj gjimnazistë dhe studentë, të cilët, arsimin fillor, të mesëm dhe disa vite nga arsimi i lartë, i kanë kryer dhe po i kryejnë nën katër qeveritë e drejtuara njëra pas tjetrës nga kryeministri Edi Rama.

Gjimnazistët e sotëm kanë qenë maksimumi 5 vjeç, kur “Rilindja” socialiste mori pushtetin. Të tjerët, studentët, kanë qenë maksimumi 10 vjeç. Pra, e gjithë jeta e tyre shkollore është ndërtuar nën sistemin arsimor të qeverive “Rama 1, 2, 3, 4”.

Dhe, sipas kreut të Qeverisë, këta të rinj janë ata që “nuk lidhin dot bashkë 7 fjalë”. Kjo është një vetë-akuzë e Ramës, të cilën nuk mund t’ia bënin më mirë as ata që kanë përballë.

Të rinjtë e shkollave, të cilët kanë dalë sot në protesta kundër sistemit qeverisës, ankohen pikërisht për mungesën e shpresës për të ardhmen e tyre. Ata studiojnë në një sistem që nuk u ofron thuajse asgjë, as laboratorë, as literaturë bashkëkohore, as infrastrukturë normale.

Por, këto mungesa, kryeministri Rama ka zgjedhur t’i injorojë, madje edhe duke i përdorur për t’i intimiduar. Në fakt, e vërteta është se “të rinjtë e Tik-Tok-ut” dinë të lidhin jo “vetëm 7 fjalë”, por kanë treguar se janë në një nivel shumë më të lartë intelektual se sa shumica e deputetëve qesharakë që ka mbledhur kryeministri në Parlament.

Janë pikërisht ata të rinj, të lexuar dhe të informuar, të cilët, edhe pse sistemi arsimor klientelist dhe plagjat i ndërtuar nga “Rilindja” nuk u jep shumë hapësira, kanë gjetur çdo burim të mundshëm ndërkombëtar për të strukturuar mendimet e tyre. 

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çfarë është Antifa, lëvizja që Rama e lidh me protestat në Shqipëri

Sa sekonda i duhet të punojë Ronaldos për të paguar gjobën e Portugalisë?

Të rinjve evropianë: Nëse na rrëmbeni të ardhmen, ne do t’ju bllokojmë të tashmen!

Qeveria nuk ka faj asnjëherë

Pedagogët i bashkohen revoltës studentore, nisin marshimin në Tiranë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sa kushton jetesa për një të ri në Tiranë?
Artikulli tjetër Zhgënjimi që ushqen revoltën kundër Ramës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja
Fokus Koment Kryesore Kulture Sociale 20 Tetor, 2026
Ku përfundojnë mbetjet?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Tetor, 2026
2 500 euro për policët, 0 për mësuesit
Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
Loja me karriget bosh e Ramës: një butafori cinike mbi hematomat e studentëve!
Kryesore Opinion Politike Sociale 20 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.