KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pragu i varfërisë dyfishohet, pensionet dhe ndihma ekonomike në vendnumëro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pragu i varfërisë dyfishohet, pensionet dhe ndihma ekonomike në vendnumëro
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Pragu i varfërisë dyfishohet, pensionet dhe ndihma ekonomike në vendnumëro

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2026 8:55 am
20 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri është rritur më shumë se dyfishi në gjashtë vitet e fundit, duke arritur në rreth 29 mijë lekë (315 euro) në muaj për një person në vitin 2025.

Por, ndërsa pragu i të ardhurave që e klasifikon një individ në rrezik varfërie është rritur me ritme të shpejta, pensionet dhe pagesat e ndihmës ekonomike mbeten shumë më poshtë këtij niveli.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një familje me një person arriti në 349,565 lekë  në vitin 2025, ose 29,130 lekë në muaj, nga 14,232 lekë në muaj në vitin 2019.

Në gjashtë vjet, ky prag është rritur me 104.7%, ose rreth 15 mijë lekë në muaj. Rritja është përshpejtuar sidomos pas vitit 2022, kur kufiri i varfërisë ishte rreth 18,800 lekë në muaj, ndërsa në vitin 2024 kishte arritur në 27 mijë lekë.

Por pjesa më shqetësuese e të dhënave lidhet me hendekun e madh mes këtij kufiri dhe të ardhurave që sigurojnë kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, veçanërisht pensionistët dhe familjet që jetojnë me ndihmë ekonomike.

Sipas të dhënave të institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2025, pensioni mesatar mujor i pleqërisë në qytet ishte rreth 20,100 lekë, ose rreth 9 mijë lekë më pak se kufiri mujor i rrezikut të varfërisë. Në zonat rurale, ku pensioni mesatar ishte rreth 12,300 lekë në muaj, diferenca arrinte në afro 16,800 lekë.

Në pensionist që jeton i vetëm dhe ka si burim të vetëm të ardhurash pensionin mesatar, rezulton nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër, si në qytet, ashtu edhe në fshat.

Situata është edhe më e vështirë për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, pagesa mesatare mujore për familjet përfituese ishte rreth 7,253 lekë në vitin 2025, shumë më poshtë se pragu prej 29,130 lekësh, i cili vlen vetëm për një person.

Për familjet me disa anëtarë, kufiri i rrezikut të varfërisë është edhe më i lartë, çka e thellon më tej diferencën me pagesat e mbështetjes sociale.

Rritja e kufirit të nxjerr në pah distancën e madhe mes standardit relativ të jetesës dhe përfitimeve që ofrojnë skemat sociale.

Sipas metodologjisë së INSTAT, kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përcaktohet në masën 60% të medianës së të ardhurave të disponueshme të ekuivalentuara dhe është një tregues relativ që identifikon individët me të ardhura ndjeshëm më të ulëta se pjesa tjetër e popullsisë.

Në vitin 2025, shkalla e rrezikut për të qenë i varfër ishte 19%, nga 19.2% një vit më parë. Treguesi mbeti pothuajse në vend-numëro.

Teksa shihet se pensionet dhe ndihma ekonomike vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme për ta kaluar kufirin statistikor të varfërisë, në rastet kur përbëjnë burimin e vetëm të të ardhurave.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestat ndalin autobusët në Tiranë

Autokrati që zgjodhi forcën përballë reflektimit!

Profesori austriak: Edi Rama, pa maskën që e njohin ndërkombëtarët!

Edi Rama është buzë greminës!

Champions/ Vijojnë sot sfidat, spikat Bayern – Arsenal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
Artikulli tjetër Shqipëria, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
Si u “armatos” Policia, dy muaj para protestave?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Nëse prindërit e protestuesve do paguajnë dëmet, po Rama do paguajë për Ballukun?
Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Tetor, 2026
Qeveria gjeorgjiane akuzon BE-në për standard të dyfishtë me protestat në Shqipëri
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.