KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionRajoniZhvillim

Shqipëria, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2026 8:57 am
16 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria regjistroi rritjen e dytë më të ulët ekonomike në Ballkanin Perëndimor në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas raportit më të fundit ekonomik të Komisionit Europian për vendet kandidate, ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.6% me bazë vjetore, në të njëjtin nivel me mesataren e ponderuar të rajonit, e cila shënoi ritmin më të lartë të rritjes që prej tremujorit të dytë të vitit 2024.

Ndërsa shumica e ekonomive të rajonit përshpejtuan rritjen, Shqipëria shënoi një ngadalësim të lehtë, nga 3.7% në tremujorin e parë në 3.6% në të dytin. Veçanërisht i dukshëm ishte ngadalësimi i investimeve, që u rritën me vetëm 1.8%, nga 4% në tremujorin e mëparshëm, në një kohë kur vendet e tjera të rajonit regjistruan përshpejtim.

“Rritja e investimeve vijoi të ngadalësohej, duke zbritur në 1.8% me bazë vjetore, nga 4.0% në tremujorin e parë të vitit 2026 dhe 9.9% në tremujorin e katërt të vitit 2025, por mbeti mbi nivelin prej 0.6% të regjistruar një vit më parë.”, thuhet në raport.

Sipas Komisionit Europian, rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor u mbështet kryesisht nga konsumi i familjeve dhe investimet. Shqipëria kishte rritjen më të lartë të konsumit privat në rajon, prej 4.6% me bazë vjetore, e ndjekur nga Kosova me 4.4%. Rritja e konsumit u mbështet nga ecuria e fortë e pagave, që vijuan të nxisnin kërkesën e brendshme.

Megjithatë, zhvillimet në investime paraqesin një tablo të ndryshme. Shqipëria ishte i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku ritmi i rritjes së formimit bruto të kapitalit fiks u ngadalësua në tremujorin e dytë të vitit. Në të kundërt, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi regjistruan zgjerim të ndjeshëm të investimeve, përkatësisht me 16.5% dhe 26.5%, të nxitura kryesisht nga rritja e shpenzimeve kapitale publike.

Shqipëria përmirëson pozicionin e jashtëm, turizmi mbështet suficitin

Pavarësisht ritmit relativisht më të ulët të rritjes ekonomike, Shqipëria ishte ndër vendet që dhanë kontributin kryesor në përmirësimin e pozicionit të jashtëm të rajonit.

Sipas raportit, bilanci i llogarisë korrente të Shqipërisë, i matur për katër tremujorët e fundit, kaloi në suficit prej 0.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë të vitit 2026.

Ky përmirësim u mbështet nga rritja e eksporteve të shërbimeve, kryesisht turizmi, si dhe nga përmirësimi i bilancit të të ardhurave parësore, pjesërisht si rezultat i të ardhurave më të larta nga puna afatshkurtër dhe ndërkufitare jashtë vendit.

Shqipëria ishte gjithashtu ndër vendet ku rezervat valutore u rritën më ndjeshëm në krahasim me një vit më parë.

Në nivel rajonal, deficiti mesatar i ponderuar i llogarisë korrente, i matur për katër tremujorët e fundit, u ngushtua në 4.6% të PBB-së, ose 0.8 pikë përqindjeje më pak se një vit më parë.

Përmirësimi u nxit kryesisht nga Shqipëria dhe Serbia. Në këtë të fundit, deficiti i llogarisë korrente u ul nga 5.5% në 4% të PBB-së, falë rritjes së eksporteve të automjeteve dhe remitancave.

Në të kundërt, në Maqedoninë e Veriut, deficiti u zgjerua me 1.3 pikë përqindjeje, duke arritur në 4.9% të PBB-së, si pasojë e rënies së remitancave dhe rritjes së deficitit tregtar të mallrave.

Mali i Zi vijoi të kishte pozicionin më të dobët të jashtëm në rajon, me deficit të llogarisë korrente prej 20.9% të PBB-së, nga 18% një vit më parë.

Investimet e huaja direkte neto, si përqindje e PBB-së, ishin më të ulëta se një vit më parë në shumicën e ekonomive të rajonit. Ato varionin nga 1.8% e PBB-së në Maqedoninë e Veriut në 6.4% në Kosovë. Sipas Komisionit Europian, vetëm në Shqipëri dhe Kosovë investimet e huaja direkte mbuluan më shumë se dy të tretat e deficitit të llogarisë korrente.

Ballkani përshpejton rritjen, Maqedonia e Veriut kryeson

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor u rrit mesatarisht me 3.6% në tremujorin e dytë të vitit 2026, nga 3.2% në tremujorin e parë, duke shënuar ritmin më të lartë të zgjerimit në dy vitet e fundit, pavarësisht mjedisit të jashtëm sfidues.

Përshpejtimi u nxit kryesisht nga Serbia, ekonomia më e madhe e rajonit, ku rritja ekonomike arriti në 3.8%, nga 3.2% në tremujorin e mëparshëm.

Maqedonia e Veriut regjistroi rritjen më të lartë, prej 4.3%, nga 3.1% në tremujorin e parë. Kosova u rendit e dyta, me 4.1%, megjithëse ritmi i rritjes ishte ngadalësuar krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Mali i Zi përshpejtoi rritjen nga 2.5% në 3.8%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina shënoi një përmirësim të lehtë, nga 2.3% në 2.4%.

Shqipëria, me rritje prej 3.6%, u rendit e parafundit, ndërsa ishte një nga dy ekonomitë e rajonit, së bashku me Kosovën, që nuk regjistruan përshpejtim të rritjes në krahasim me tremujorin e parë.

Financat publike, Shqipëria përjashtim nga përkeqësimi rajonal

Ndërsa shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor po përballen me përkeqësim të bilanceve fiskale, Shqipëria ka regjistruar një ecuri më pozitive.

Sipas Komisionit Europian, në tetë muajt e parë të vitit 2026, të ardhurat buxhetore u rritën përgjithësisht me ritme të forta në rajon, por zgjerimi i shpenzimeve ishte edhe më i lartë, me përjashtim të Shqipërisë.

Rritja e shpenzimeve u nxit kryesisht nga zgjerimi i investimeve publike në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Si rezultat, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi regjistruan deficite fiskale më të larta se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Serbia kaloi nga një buxhet i balancuar në një deficit të moderuar.

Në të kundërt, Shqipëria regjistroi një suficit buxhetor më të lartë, ndërsa Kosova vijoi të kishte suficit, por më të ulët se një vit më parë.

Edhe borxhi publik shënoi rënie në shumicën e ekonomive të rajonit në qershor 2026, krahasuar me fundin e vitit 2025.

Ulja më e madhe e raportit të borxhit publik ndaj PBB-së u regjistrua në Mal të Zi, me 4.2 pikë përqindjeje, e ndjekur nga Shqipëria, me 3.9 pikë përqindjeje.

Në fund të qershorit, borxhi publik i Shqipërisë ishte 49% e PBB-së, ndërsa ai i Malit të Zi arriti në 58.5%.

Inflacioni përshpejtohet në rajon, Kosova me çmimet që rriten më shpejt

Inflacioni mesatar vjetor në Ballkanin Perëndimor u përshpejtua në 4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, nga 3.2% në tre muajt e mëparshëm.

Presionet inflacioniste vijuan edhe gjatë tremujorit të tretë, me rritjen e çmimeve të konsumit që varionte nga 2.5% në Maqedoninë e Veriut në 7.2% në Kosovë.

Sipas Komisionit Europian, inflacioni u nxit kryesisht nga shtrenjtimi i ushqimeve, transportit dhe energjisë.

Pavarësisht shtimit të presioneve mbi çmimet, bankat qendrore të vendeve të rajonit që kanë autonomi monetare i mbajtën të pandryshuara normat bazë të interesit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestat ndalin autobusët në Tiranë

Autokrati që zgjodhi forcën përballë reflektimit!

Profesori austriak: Edi Rama, pa maskën që e njohin ndërkombëtarët!

Edi Rama është buzë greminës!

Champions/ Vijojnë sot sfidat, spikat Bayern – Arsenal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pragu i varfërisë dyfishohet, pensionet dhe ndihma ekonomike në vendnumëro
Artikulli tjetër Sindikata e Universiteteve: Dëgjoni studentët, pastaj rikthehemi në auditore!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
Si u “armatos” Policia, dy muaj para protestave?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Nëse prindërit e protestuesve do paguajnë dëmet, po Rama do paguajë për Ballukun?
Fokus Kryesore Opinion Sociale 21 Tetor, 2026
Qeveria gjeorgjiane akuzon BE-në për standard të dyfishtë me protestat në Shqipëri
Fokus Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.