KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Si u “armatos” Policia, dy muaj para protestave?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Si u “armatos” Policia, dy muaj para protestave?
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Si u “armatos” Policia, dy muaj para protestave?

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2026 9:44 am
30 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE
Policia e Shtetit ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës, spraj irritues dhe plumba gome gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, në përballjet me studentët dhe qytetarët.

Krahas përdorimit të këtyre mjeteve, janë raportuar edhe raste të dhunës ndaj të rinjve gjatë shoqërimit të tyre, veçanërisht nga efektivë të strukturave “Shqiponja” dhe “Shigjeta”.

Kjo situatë bëri që Skyweb.al t’u hidhte një sy prokurimeve dhe pagesave për pajisje policore gjatë muajve të fundit, për të kuptuar buxhetin e vënë në dispozicion, burimin e furnizimeve dhe kompanitë që qëndrojnë pas tyre.

Të dhënat e Thesarit tregojnë se gjatë vitit 2026, deri në periudhën e raportuar, shpenzimet në kategorinë “Pajisje për përdorim policor” arritën në 319 milionë lekë, ose rreth 3.5 milionë euro.

Kjo shifër është 114% më e lartë krahasuar me vitin 2025, kur për të njëjtën kategori u shpenzuan 149 milionë lekë, ose rreth 1.64 milionë euro. Diferenca arrin në 170 milionë lekë, ndërsa duhet theksuar se viti 2026 ende nuk ka përfunduar.

Shpenzimet lidhen me furnizime policore si gaz lotsjellës, shkopa gome, skafandra, spec djegës, etj.

ROGAT SECURITY, furnizuesi urgjent i policisë në verë

Një nga kompanitë që ka përfituar pagesa të konsiderueshme gjatë këtij viti është ROGAT SECURITY.

Nga të dhënat e Thesarit rezultojnë tri pagesa të rëndësishme në favor të saj: 102.89 milionë lekë në prill, 50.2 milionë lekë në qershor dhe 58.57 milionë lekë në korrik 2026.

Në total, kompania ka përfituar rreth 211.7 milionë lekë, ose 2.33 milionë euro, vetëm nga këto tri pagesa për pajisje policore dhe speciale.

Skyweb.al raportoi pak ditë më parë edhe për kontratën e RO.GAT SECURITY për furnizimin e Policisë së Shtetit me OC Gas Solution, një substancë irrituese me bazë speci djegës, që përdoret për shpërndarjen e turmave përmes pajisjeve policore.

MSSC dhe ASA (Pelikan Security), furnizuesit e tjerë

Një tjetër kompani që rezulton furnizuese e Policisë së Shtetit është MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY (MSSC), e cila ka përfituar prej vitesh kontrata për municione dhe pajisje speciale.

Vetëm në qershor 2026, MSSC ka marrë një pagesë prej 261 milionë lekësh për pajisje speciale të Policisë së Rendit, duke konfirmuar se vijon të jetë një furnizues i rëndësishëm.

Ndërkohë, ARMS SCHOOL ACADEMY, e lidhur me Pelikan Security, rezulton me dy regjistrime pagesash nga 77.5 milionë lekë gjatë janarit 2026, kryesisht për furnizim me fishekë.

Nga të dhënat rezulton se ROGAT SECURITY ka përfituar kontrata të rëndësishme gjatë muajve të fundit, krahas operatorëve të tjerë që kanë furnizuar tradicionalisht Policinë e Shtetit pasi MSSC nisi projektet me KAYO-n.

Pikërisht për shkak të natyrës së këtyre pajisjeve dhe procedurave të prokurimit në fushën e sigurisë, kontratat kërkojnë transparencë të plotë mbi furnizuesit, çmimet dhe sasitë e blera.

Ndërkohë, Skyweb.al ka marrë informacione që kërkojnë verifikim të mëtejshëm, sipas të cilave një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit shihet vazhdimisht me automjetin e tij në parkimet nëntokësore të kompleksit të njohur si “Delijorgji” në Tiranë.

Në kushtet kur pajisjet e blera po përdoren gjatë protestave, transparenca mbi kontratat dhe marrëdhëniet mes institucioneve dhe kompanive furnizuese merr rëndësi të veçantë.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

5 masat që qeveria po përgatit, ndaj protestuesve

Big Brother Himara

Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar

Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët

Pasuria nëntokësore që nuk pasuron shqiptarët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nëse prindërit e protestuesve do paguajnë dëmet, po Rama do paguajë për Ballukun?
Artikulli tjetër Letra e dorëheqjes që Shqipëria meritonte të lexonte

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mark Gjonaj tërhiqet nga Këshilli i Diasporës/ I shkruan letër Edi Ramës: Jep dorëheqjen!
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 21 Tetor, 2026
Pensionistë, nxënës, mësues dhe prindër protestojnë në 50 qytete të Greqisë
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 21 Tetor, 2026
Protestat studentore përhapen në të gjithë vendin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen, të rinjtë nuk tërhiqen
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.