KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Big Brother Himara
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Big Brother Himara
AnalizeFokusHI-TechKryesoreSocialeZhvillim

Big Brother Himara

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2026 1:32 pm
25 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Himarës, e drejtuar nga Vangjel Tavo, ka shpallur sëfundmi një tender për sistem kamerash të avancuara që do të instalohen në rrugë dhe ambiente publike të qytetit, me funksion njohjen e fytyrës dhe kërkimin/verifikimin e personave sipas karakteristikave fizike dhe të veshjes në të gjitha kamerat ku ka kaluar.

Përveç problematikave me garën në tender, të cilës do t’i referohemi më poshtë, në radhë të parë, investimi ngre pyetje të mëdha mbi privatësinë e banorëve të zonës, pushuesve si edhe për administrimin e pamjeve dhe ruajtjen e të dhënave.

Big Brother Himara 

Dokumentet e tenderit të konsultuara nga skyweb.al, parashikojnë një rrjet survejimi që funksionon pa ndërprerje, në rrugë, sheshe dhe hapësira publike, nga Dhërmiu e Himara deri në Porto Palermo dhe fshatrat e bashkisë.

Te specifikimet e regjistratorit qendror kërkohet shprehimisht “detektim dhe njohje e fytyres”, krahas identifikimit të targave dhe kërkimit në regjistrime sipas karakteristikave të caktuara.

Por kërkesat shkojnë më tej. Programi duhet të mundësojë kërkimin e pamjeve bazuar në “karakteristikat e njerezve apo makinave, si veshja, ngjyra”.

Një tjetër specifikë teknike ka të bëjë me gjetjen e një objektivi, duke mundësuar “shfaqen ne te gjitha kamerat qe ky objektiv (njeri/makine) ka kaluar”. Pra, sistemi duhet të ketë aftësinë për të rindërtuar lëvizjet e një personi apo automjeti në rrjetin e monitorimit.

Kërkohet gjithashtu që sistemi të jetë i integrueshëm me platformën ekzistuese HikCentral, të markës Hikvision, që sipas dokumenteve disponojnë Bashkia dhe Policia e Shtetit në Himarë.

Kush i admnistron të dhënat?! 

Kush do ta përdorë njohjen e fytyrës, me cilën databazë do të bëhen krahasimet dhe sa kohë do të ruhen të dhënat? Bashkia Himarë nuk jep asnjë shpjegim për çështjet që kanë të bëjnë me rendësin e privatësisë, ose nuk e kuptojnë dimensionin e kësaj që po bëjnë sepse praktikisht, kjo do të thotë që në çdo orar të ditës apo natës, qytetarët që jetojnë apo vizitojnë Himarën do të jenë të vëzhguar.

Madje, do jenë të identifikueshëm me fytyrë! Këtë nivel identifikimi dhe monitorimi tani për tani e bëjnë regjime diktatoriale.

Shqetësimi vjen në një kohë kur në Shqipëri janë raportuar publikime të pamjeve intime të personazheve publikë dhe dyshime për hakerim të sistemeve të kamerave. Mënyra e sigurimit të këtyre pamjeve mbetet objekt hetimi, por rastet kanë nxjerrë në pah pasojat e rënda të aksesit të paautorizuar në jetën private.

skandali i kamerave që identifikojnë fytyrën në Himarë doli pas ankesave të kompanisë, ABS, e cila për hallin e saj, në fakt ka kundërshtuar kriteret teknike duke besuar se me çfarë kërkon bashkia, po synon të shpallë fituese një kompani që furnizon kamera nga Kina.

Sipas saj, integrimit me HikCentral dhe autorizimit të prodhuesit e orienton procedurën drejt produkteve Hikvision dhe kufizon konkurrencën.

Hikvision është kompani kineze që ka qenë objekt shqetësimesh ndërkombëtare për sigurinë kibernetike. Një raport i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë britanike evidenton dobësi në disa produkte të saj, me mundësi hakerimi dhe monitorimi në distancë.

Kjo nuk provon transferim të pamjeve të Himarës drejt Kinës, por e bën edhe më të nevojshëm sqarimin publik se kush do të ketë akses dhe si do të mbrohen të dhënat.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si ndryshoi narrativa e qeverisë, përballë protestave

Arrestimet të paligjshme/ Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit

Kosovë/ Bedri Hamza jep dorëheqje të parevokueshme si Kryetar i PDK-së

Anulohet nisja e studentëve të Kosovës, për në protestën në Tiranë

Mesazhi i fortë i studentëve për Ramën: “Nuk ka dialog, mes qafës dhe shpatës”,

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar
Artikulli tjetër 5 masat që qeveria po përgatit, ndaj protestuesve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bankat drej normalitetit
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
5 masat që qeveria po përgatit, ndaj protestuesve
Analize Fokus Kryesore Politike Sociale 21 Tetor, 2026
Protestat në Tiranë, gjykata liron 22 të arrestuar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Tetor, 2026
Nëntoka pasuron Albpetrolin, jo shqiptarët
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 21 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.