KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aktivistja që shpëtoi mrekullisht nga dhuna policore, në protestë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Aktivistja që shpëtoi mrekullisht nga dhuna policore, në protestë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Aktivistja që shpëtoi mrekullisht nga dhuna policore, në protestë

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2026 9:46 am
24 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ky është normaliteti i ri që po jeton Tirana prej 13 tetorit 2026: protestë, përplasje, dhunë, zjarrvënie, kaos, arrestime dhe universitete thuajse në kolaps… disa karrige ironike dialogu, që janë të destinuara të thyhen.

“Kam një mesazh për të gjithë të rinjtë. Mos u dorëzoni, ne do t’ia dalim!”, u shpreh Eva Pango, protestuese.

Kjo është aktivistja Eva Pango. Ajo, u kthye në simbol të qëndresës dhe frymëzim për mijëra të rinj që gjetën tek Eva, arsyen për një përballje edhe më të vendosur.

Në ditët e para të protestës, ajo u plagos rëndë në kokë duke u transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë për jetën. Pas 12 ditësh, fatmirësisht, Eva la spitalin por, shenjat e goditjes që për pak sa nuk i mori jetën, janë ende prezente.

“Nuk kisha asgjë nëpër duar dhe nuk po bëja thirrje për dhunë, asgjë thjeshtë duke qëndruar në vijën e para, dy hapa para protestuesve të tjerë. Ata të armatosur deri në dhëmbë, unë asgjë dhe unë pësoj frakturë zhytëse. Kam frakturë zhytëse që nga sinusi, që nga vetulla poshtë, që nga kocka e syve dhe deri sipër te balli. Vazhdoj ta kem Akoma, nuk duket ndoshta me sy direkt, por vazhdoj ta kem thyerjen e kafkës”, u shpreh protestuesja, Eva Pango.

Rasti i saj është padyshim ndër më të dhimbshmit. Eva tregon se nuk ka arritur të identifikojë personin që e ka qëlluar, por, kanë nisur hetimet për ngjarjen.

“Po ta kisha mbajtur mend individin do të ishte tani pas hekurave, por po përpiqemi ta identifikojmë, ka nisur hetimi. Shumë e vështirë, sepse ka ardhur nga majtas, jo nga rreshti i pare. Madje nuk jam e sigurt nëse ka qenë polic me uniformë, apo ka qenë civil”, u shpreh protestuesja, Eva Pango

Eva, nuk është studente, por është një prej aktivisteve të reja që kanë mbështetur këtë protestë. Ajo ka qenë pjesë e asaj që njihet si protesta e Flamingove. Një qëndresë që kishte pikënisje dhunën e ushtruar nga rojat private ndaj qytetarëve që protestonin për heqjen e gardhit të vendosur në Zvërnec nga investitorët.

“Kur nisi protesta e flamingove, unë s’kam dashur kurrë ta quaj si protestë flamingosh, sepse më duket se bëhet shumë pink, shumë rozë. Ishte qasja e një grupi të caktuar që e nisi për ta quajtur revolucion flamingosh. Për mua, ne jemi shqiponja dhe vetëm shqiponja”, u shpreh protestuesja, Eva Pango

“Flamingot” u përçanë mes tyre pavarësisht se ia dolën ta mbajnë gjallë protestën. Akuzat nisën mes tyre për kapje nga qeveria, pati përçarje, sherre mes palëve dhe përfundimisht, studentët vendosën një mënyrë më të ashpër të reagimit të tyre përballë institucioneve.

“Thamë ore si u mblodhën kaq shumë, nuk ishte protestë e vogël, ishin 200 mijë veta në shesh, pavarësisht se për shkak të problemeve të brendshme u reduktua goxha shumë numri i protestuesve”, u shpreh Eva Pango.

“Sepse gjithë këto kontradikta çuan në krijimin e disa grupeve që kishin mendime të ndryshme. Unë e para nisa, dhe thashë kjo nuk bëhet me këngë e me valle. Kisha dale shumë e revoltuar aty, ashtu si shumë të tjera dhe nuk isha që të dilnim 2 orë me fjalime të kontrolluara, Rama jepe dorëheqjen dhe kaq. Nuk isha për këtë pjesë”, u shpreh ajo.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Tensione në kuvend, Peleshi i heq fjalën për gjithë ditën Berishës

Raporti tronditës: Shteti i Ramës, i kapur nga oligarkët!

Si u arratis Bolsonaro nga Brazili?

Origjina e pabarazisë

Zemërimi social dhe dështimi i politikës!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj shkruan letër nga burgu i Fierit
Artikulli tjetër Zemërim në Finlandë pasi Google preu 250 mijë pemë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Durana Tech Park prezantohet ende si maket
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Taksa e Qarkullimit kalon nga karburanti te automjetet
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Ballkani Perëndimor: kostoja e lartë e aleancave me Izraelin!
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 29 Tetor, 2026
Taulant Balla i bën bisht pyetjes së Nikoll Lesit
Koment Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.