KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
AnalizeFinanceKryesorePolitikeSociale

Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2026 10:13 am
103 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shpenzimet për mbrojtjen sociale (ku pjesa më e madhe e fondeve i takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike) do të zënë një pjesë më të ulët në buxhetin e shtetit për vitin 2027, ndonëse mbeten zëri më i madh i shpenzimeve publike sipas funksioneve qeverisëse.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pesha e mbrojtjes sociale në totalin e shpenzimeve buxhetore do të ulet në 26.2%  vitin që vjen nga 27.3% të shpenzimeve totale këtë vit, me një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje.

Mbrojtja sociale përfshin kryesisht shpenzimet për pensionet, ndihmën ekonomike dhe mbështetjen për kategoritë në nevojë. Megjithëse mbetet funksioni me peshën më të madhe në buxhet, financimi i saj do të zërë një pjesë relativisht më të vogël të shpenzimeve publike.

Rënia e peshës nuk nënkupton ulje të fondeve në vlerë absolute, por tregon se në shpërndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm mbrojtja sociale do të ketë një pjesë më të ulët krahasuar me vitin 2026.

Në të kundërt, shpenzimet për mbrojtjen dhe forcat e luftës do të rriten nga 4.8% e totalit të shpenzimeve buxhetore 2026 në 6.3% të totalit vitin që vjen, me një zgjerim prej 1.5 pikë përqindjeje. Në vitin 2027, financimi i ushtrisë do të zërë një pjesë më të madhe të buxhetit, në një kohë kur pesha e shpenzimeve për funksionet sociale do të ulet.

E njëjta prirje vërehet edhe në dy sektorë të tjerë të rëndësishëm për mirëqenien e popullsisë. Shpenzimet për shëndetësinë do të përbëjnë 8.8% të totalit në vitin 2027, nga 9.2% në vitin 2026, ndërsa ato për arsimin do të zbresin nga 8% në 7.5%.

Të marra së bashku, mbrojtja sociale, shëndetësia dhe arsimi do të përfaqësojnë 42.5% të shpenzimeve publike në vitin 2027, nga 44.5% në vitin 2026, ose 2 pikë përqindjeje më pak.

Peshë më të ulët në buxhet do të kenë edhe çështjet ekonomike, nga 9.4% në 8.4%, shërbimet e përgjithshme publike, nga 7.7% në 7.1%, dhe rendi e siguria publike, nga 6.3% në 5.8%.

Ndërkohë, shpenzimet e tjera të paklasifikuara do të rriten nga 21.9% në 24.5%, duke zënë pothuajse një të katërtën e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ekspertet janë të shqetësuar pasi nënvlerësimi i vazhdueshëm i arsimit, krijon probleme edhe në menaxhimin e aseteve. Psh qeveria po investon në ndërtimin ë hekurudhave dhe po tenton të çoje pajisje moderne në ushtri, por sakaq në të dy këto drejtime ka shumë mangësi në burime njerëzore. Burime nga Ministria e mbrojtjes pohuan se disa pajisje në sektorin e artilerisë nuk mund të përdoren nga stafet aktuale.

Tani ushtria me shumë se përgatitje fizike kërkon inxhinierë dhe punonjës teknologjie pasi pajisjet e reja komandohen nga software. Ndërsa po synohet ndërtimi i linjave moderne hekurudhore, ka nevoja emergjentë për stafe që menaxhojnë sistemet moderne, të cilat i mungojnë tërësisht vendit.

Investimet në infrastruktura, për të cilat nuk aftësi menaxhuese të rrezikojnë të amortizohen nga mungesa e njohurive. Kjo vlen në të gjitha fushat. Qeveritë shqiptare në të gjithë periudhën e tranzicionit kanë investuar shumë më pak në arsim së Rajoni dhe BE, duke krijuar kështu një hendek arsimor të forcës së punës dhe nevojave që ka vendi.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar

Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?

AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion

BB paralajmëron për inceneratorët: “Jo investime të reja pa transparencë dhe kontroll”

Vjedhja e Postës Durrës, si “Big Brother”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin
Artikulli tjetër Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rritet me 40 milion euro kosto e rrugës Elbasan Qafë-Thanë
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
7 vjet pas tërmetit, dhjetëra banorë kanë ndërruar jetë pa mundur të hyjnë në shtëpitë e reja
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Kthehen ethet e Championsit, liderët takohen në Londër
Aktuale Analize Sociale Sporti 24 Nëntor, 2026
Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Analize Bota Fokus Politike Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.