KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë
AnalizeKulture

Sfidat e arkeologëve të rinj shqiptarë

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2024 7:12 am
262 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pjesa më e madhe e Parqeve Arkeologjike të Shqipërisë janë të pazbuluara dhe nevojat për gërmime arkeologjike dhe arkeologë janë të mëdha. Gërmimet në shumë zona arkeologjike të vendit janë të pakta dhe po tërheqin një numër të vogël arkeologësh të rinj shqiptarë. Sipas studiuesve financimet për misionet arkeologjike dhe kërkimet shkencore mbështeten kryesisht nga të huajt dhe vetë parqet arkeologjike po përdorin shumë pak nga të ardhurat e tyre për këto aktivitete.

Në një mision arkeologjik në qytetin antik të Antigonesë në Gjirokastër Natalia Qirjo një studente e arkeologjisë në Universietin e Tiranës po gërmon me një grup të vogël arkeologësh dhe studentësh në zonë kryesore të qytetit. Arkeologët kanë gjetur një shtresë më të hershme se ndërtimi i qyteti nga mbreti Piro dhe po përpiqen të hulumtojnë mbi materialin arkeologjik. Natalia thotë se është viti i dytë që përfshihet në gërmime.

“Ky është viti i dytë që vij në një mision arkeologjik. Vitin e kaluar isha në pjesën e sipërme të qytetit ku kryheshin gërmime tek “shtëpia e monedhave”, ndërsa këtë vit jam këtu tek qendra e qytetit apo “agoraja” si njihet ndryshe. Është një përvojë shumë e bukur dhe e dobishme që ka edhe vështirësitë e saj”, tregon ajo.

Natalia thotë se e ka zgjedhur arkeologjinë nga pasioni që kishte. Sipas saj përfshirja në misione arkeologjike është mjafte rëndësishme për studentët.

“Unë kam mbaruar vitin e dytë këtë vit dhe është shumë e rëndësishme për mua të mësoj rreth karrierës që do ndjek në jetë. Unë i kisha me dëshirë lëndët shoqërore dhe kur pashë arkeologjinë thashë se këtë do zgjedh.”

Ndërsa Pëllumb Hoxha thotë se prej nëntë vitesh është në terren me gërmimet arkeologjike në disa zona të Shqipërisë.

“Unë kam marrë pjesë në disa misione arkeologjike. Jam përfshirë në misionin e Zgërdheshit me gjermanët, pastaj në Koman me një grup francezo- zvicerian dhe shqiptar që gërmojnë atje, më pas kam qenë në mision në Durrës me italianët dhe tani jam këtu në Antigone sërish me italianët që vjnë nga Universiteti i Maceratës”, tregon ai.

Është një eksperiencë shumë e mirë, me misionet e huaja arkeologjike pasi këmbehen metodat e gërmimeve, thotë më tej Pëllumbi.

“Marrim njohuri për metoda gërmimi dhe praktika se si punohet në vendet e tjera në zonat arkeologjike. Kjo na ndihmon më pas të përcaktojmë rrugët tona më të mira në gërmimin arkeologjik dhe në studimin e materilave për të bërë analiza për periudha historike.”

Sipas arkeologut, të rinjtë po i afrohen viteve të fundit pak arkeologjisë, ndonëse nevojat e Shqipërisë janë të mëdha pasi shumica e parqeve arkeologjike të vendit janë të pazbuluara.

“Ndoshta të rinjtë kanë pak informacion për arkeologjinë”, thotë ai

Arkeologia me përvojë Sabina Veseli thotë se është shumë e rëndësishme për studentët shqiptarë të arkeologjisë pjesëmarrja në këto gërmime.

“Ne mundohemi që studentëve t`ua shpjegojmë të gjitha fazat, qoftë në terren, qoftë në laborator me mundësinë që ata të zgjedhin në të ardhmen ku duan të fokusohen. Në arkeologji është punë në terren, duhet të gërmosh, të qëndrosh në diell gjithë ditën. Oraret e e arkeologëve janë të gjata fillojnë në pesë të mëngjesit, merret një pushim në mesditë dhe pastaj rikthehesh në laborator. Është një punë e vështirë në terren por shumë e bukur.”

Zonja Veseli thotë se interesi për arkeologjinë në Shqipëri duhet të vijë në rritje. Arkeologjia përherë ngjall interes, thotë Sabina.

“Unë mendoj se arkeologjia ngjall përherë interes. Arkeologjia ngjall më shumë interes se degët e tjera sepse ka një tis përherë aventure, një tis që udhëton, jeton në komunitete, zbulon dhe ky proces i intrigon të rinjtë e sotëm. Mendoj se interesi tek të rinjtë për t`u marrë me arkeologji vazhdon të jetë i njëjtë. Unë mendoj që ky interes duhet të vijë në rritje pasi arkeologjia në territorin shqiptar është shumë e zhvilluar dhe ka punë për të gjithë”,

Sipas të dhënave zyrtare parqet arkeologjike u vizituan këtë vit nga rreth 400 mijë turistë vendas dhe të huaj një shifër që ka ardhur vit pas viti në rritje .

Por sipas specialistëve të trashëgimisë kulturore në shumicën e parqeve arkeologjike rritja e të ardhurave nuk përkon me më shumë financime për kërkime shkencore dhe gërmime arkeologjike nga këto të ardhura që krijohen.

Studiuesit vlerësojnë se fiancimet për misionet arkeologjike në Shqipëri por edhe për kërkimin shencor në përgjithësi janë të pakta si nga universitetet edhe nga institucionet e trashëgimisë kulturore.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania çon përpara planin, për të shtrënguar politikën e emigracionit
Artikulli tjetër Liga e Kombeve, Serbia mund Zvicrën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.