KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria kërkon 600 milionë euro borxh, në tregjet ndërkombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shqipëria kërkon 600 milionë euro borxh, në tregjet ndërkombëtare
AktualeAnalizeFinance

Shqipëria kërkon 600 milionë euro borxh, në tregjet ndërkombëtare

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2024 6:00 pm
159 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria do të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të marrë 600 milionë euro borxh përmes emetimit të një eurobondi me afat maturimi 15 vjet. Ministria e Financave ka nisur zyrtarisht procedurat për kontraktimin e një firme ligjore për dhënien e konsulencën për emetimin e eurobondit të shtatë.

Në garën e shpallur thuhet se ky eurobond që pritet të emetohet në muajit e parë të vitit 2025, do të përdoret për të mbuluar nevojat qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.

Ministria e Financave, pret që eurobondi i ri që do të emetohet të jetë me afat maturimi nga 5-15 vjet dhe me normë të favorshme interesi, që do t’i shërbente nevojave të vendit.

Duke qenë se pas reduktimit të inflacionit bankat qendrore po lehtësojnë politikat e tyre monetare duke ulur normat bazë të interesit, borxhi mund të merret me një kosto më të ulët se ai i emetuar vjet, por ekspertët gjykojnë se situata në tregjet e huaja ende nuk është e stabilizuar.

Herën e fundit, qeveria shqiptare doli në tregjet ndërkombëtare të financave në vitin 2023. Ministria e Financave kontraktoi 600 milionë euro borxh me interes 5.9 për qind. Por këtë herë vendi del në treg me kushte më të favorshme, jo vetëm për shkak të konjukturave, por edhe për faktin se pak muaj më parë Standard and Poor’s e përmirësoi notën e borxhit të Shqipërisë nga B+ në BB- duke e ngjitur atë një shkallë më lartë.

Sa më e lartë nota e borxhit sovran, aq më shumë besueshmëri paraqet vendi për shlyerjen e tij dhe rrjedhimisht kjo ccon në marrjen e borxhit me interesa më të ulëta.

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro.

Në 2010 u emetua eurobondi i parë 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%.

Më tej në 2018 u morën 500 milionë euro me interes 3.5%, në vitet 2020 dhe 2021 u emetuan eurobondet me nga 650 euro me interesa 3.5% dhe 3.7% dhe i fundit ishte i vitit 2023, me vlerë 600 milionë euro dhe interes 5.9%.

EUROBONDET E MARRA DHE PLANIFIKIMET

Viti          Vlera                Interesi

2010      300 mln €            7.5%

2015      450 mln €            4.75%

2018      500 mln €            3.5%

2020      650 mln €            3.5%

2021      650 mln €            3.75%

2023      600 mln €            5.9%

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zgjedhjet në Rusi/ Rusia e Bashkuar e Putin dominon zgjedhjet parlamentare

Peru/ Denoncoi korrupsionin, ekzekutohet gazetarja dhe kandidatja për guvernator

Lufta dhe sanksionet e çojnë ekonominë e Iranit në gjunjë

Rekord punësimesh në pushtetin lokal

Kurti takon kongresistin amerikan: Vendimi i Speciales ka pasaktësi faktike e gabime ligjore

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Emigracioni i shkakton vendit 800 milionë euro humbje në vit
Artikulli tjetër Spitali i Traumës bëhet i ri për 10 milionë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si e arriti dhe e kaloi Shqipëria mesataren e BE-së… me çmimet e ushqimeve
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
Superiorja/ Tre skuadra shkëputen në krye, Vllaznia prek fundin
Aktuale Analize Sociale Sporti 21 Shtator, 2026
Ministria bllokon vetëm pulën dhe viçin nga Brazili, por lejon derrin/ BE ka standard tjetër
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
Ngushtica e Hormuzit boshatiset
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.