Shqipëria U-21 triumfoi minimalisht ndaj Armenisë, në ndeshjen e fundit për kualifikueset e Europianit.
Kuqezinjtë iu falën një autogoli të armenëve nga Aventisian në minutën e 57-të, për të marrë triumfin.
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
Shpresat kuqezi, mbyllin kualifikueset në vendin e katërt me 16 pikë, 2 më pak se Zvicra e vendit të tretë.
Në Grupin E, Rumania u rendit e para me 22 pikë, ndërsa Finlanda e dyta me 20 pikë. Shqipëria la pas vetëm Malin e Zi me 7 pikë dhe Armeninë me 2 pikë.
Në 10 ndeshje të luajtura, kuqezinjtë morën pesë fitore, katër humbje dhe një barazim.