KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Akrepat “pushtojnë” Brazilin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Akrepat “pushtojnë” Brazilin
AktualeBotaSocialeTe Tjera

Akrepat “pushtojnë” Brazilin

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2025 9:38 am
459 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një numër rekord pickimesh nga akrepat është raportuar në qytetet e Brazilit, si pasojë e urbanizimit të shpejtë dhe përkeqësimit të kushteve klimatike. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Frontiers in Public Health”, mbi 1.1 milionë raste pickimesh janë regjistruar nga viti 2014 deri në vitin 2023 — një rritje prej 250 për qind në një dekadë.

Studiuesit fajësojnë rritjen e lagjeve të dendura dhe të paplanifikuara urbane, si favelat, për krijimin e mjediseve të përshtatshme për akrepat. Kanale, rrënoja ndërtimi, mbeturina dhe prania e buburrecave po sigurojnë strehim, ngrohtësi dhe ushqim të bollshëm për ta. Urbanizimi, sipas tyre, ka transformuar ekosistemet natyrore dhe ka krijuar hapësira të reja ku akrepat mund të shumohen me shpejtësi.

“Qytetet ofrojnë pa dashje gjithçka që u nevojitet akrepave”, ka thënë Manuela Berto Pucca, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Sao Paulos. Ajo theksoi se kanalizimet janë veçanërisht tërheqëse për ta për shkak të ngrohtësisë, mungesës së grabitqarëve dhe ushqimit të mjaftueshëm.

Disa lloje akrepash mund të mbijetojnë deri në 400 ditë pa ushqim dhe shumohen edhe pa çiftëzim, çka i bën shumë të vështirë për t’u zhdukur.

Sipas të dhënave paraprake për vitin 2024, akrepat janë përgjegjës për afro 200 mijë pickime dhe 133 vdekje. Studiuesit parashikojnë se nga viti 2025 deri më 2033 mund të ndodhin rreth 2 milionë raste të reja. Ata paralajmërojnë se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi shumë njerëz nuk raportojnë pickimet dhe vetë-mjekohen në shtëpi.

Megjithëse vetëm 0.1 për qind e rasteve rezultojnë fatale, fëmijët dhe të moshuarit janë më të rrezikuar. Simptomat përfshijnë dhimbje, ënjtje, ndjesi djegieje, të përziera dhe shqetësim të përgjithshëm për disa ditë.

“Kam punuar në vende ku pickimet nga akrepat janë një frikë e përditshme”, ka thënë Pucca, duke shtuar se në të ardhmen kjo dukuri do të përkeqësohet, veçanërisht në zonat e varfra dhe të mbipopulluara.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Disidenca letrare shqipe midis realitetit dhe trillimit
Artikulli tjetër Rritja e euros kundrejt dollarit, shqetësim për eksportuesit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.