KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Arabia Saudite: Haxhi s’do të mbahet më në verë, deri në vitin 2041
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Arabia Saudite: Haxhi s’do të mbahet më në verë, deri në vitin 2041
AktualeBotaSocialeTe Tjera

Arabia Saudite: Haxhi s’do të mbahet më në verë, deri në vitin 2041

Përditësimi i fundit: 14 Prill, 2025 2:38 pm
261 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Arabia Saudite përgatitet për pelegrinazhin e fundit veror përpara kalimit në stinët më të freskëta.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Arabisë Saudite ka konfirmuar se Haxhi i vitit 2025 do të jetë hera e fundit që ky haxh i rëndësishëm zhvillohet gjatë sezonit të nxehtë veror—të paktën për 16 vjetët e ardhshme.

Ky ndryshim vjen si rezultat i kalendarit hënor islam, i cili zhvendoset rreth 10 ditë më herët çdo vit.

Si pasojë, duke nisur nga viti 2026, haxhi do të zhvendoset gradualisht në stinën e pranverës dhe do të vazhdojë të bie në dimër deri në vitin 2041. Kushtet e nxehta të verës nuk do të rikthehen deri në vitin 2042, kur cikli kalendarik do të përsëritet.

Ky lajm sjell lehtësim pas shumë viteve me temperatura ekstreme gjatë haxhit.

Në vitin 2024, në Mekë u regjistruan temperatura deri në 51°C, duke shkaktuar mbi 2,700 raste të goditjeve nga dielli brenda një dite të vetme, si dhe disa viktima.

Nga viti 2026 deri më 2033, haxhi do të zhvillohet gjatë pranverës, ndërsa nga 2034 deri më 2041 në dimër—duke ofruar kushte më të buta për miliona pelegrinë që udhëtojnë drejt vendit të shenjtë.

Duke qenë të vetëdijshëm për rreziqet që sjell nxehtësia, autoritetet saudite kanë shtuar përpjekjet për të mbrojtur pelegrinët. Këto masa përfshijnë ndërtimin e zonave të hijëzuara, stacione ujitjeje, njësi ftohëse mobile, si dhe fushata ndërgjegjësimi për sigurinë nga nxehtësia.

Vetëm në vitin 2024, u hapën 33 stacione të reja meteorologjike dhe u përdorën radarë mobil për të monitoruar në kohë reale kushtet atmosferike në vendgrumbullimet e haxhinjve.

Rreth 1.8 milionë haxhinj pritet të marrin pjesë në haxhin e vitit 2025.

Autoritetet saudite janë në gatishmëri të lartë për ta menaxhuar këtë sezon të fundit të nxehtë, me shpresën se haxhet e ardhshme do të jenë më të rehatshme, më të sigurta dhe më të qëndrueshme për të gjithë.

 

Marrë nga Indeksonline.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump me taktikë të pazakontë për të fituar Groenlandën
Artikulli tjetër OPEC: Konsumi global i naftës do të rritet më pak se sa pritej në vitin 2025

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.