FBI arrestoi të mërkurën një person në Florida, me akuzën se kishte krijuar një komplot për të vendosur një bombë në bursën e New York.
Një lajm i tillë u raportua nga Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Distriktin Jugor të Floridës, duke specifikuar se zyrtarët federalë filluan të hetojnë Harun Abdul-Malik Yener, 30 vjeç, shkurtin e kaluar pasi morën një informacion se i dyshuari mbante materiale për prodhimin e eksplozivëve brenda një magazine.
Sipas agjentëve të FBI-së, Yener pranoi se donte të shpërthente bombën një javë para Ditës së Falënderimeve.
Sipas FBI-së, ata gjetën skica për prodhimin e bombave, shumë orë me sahat dhe pajisje të tjera elektronike që mund të përdoren për ndërtimin e pajisjeve shpërthyese.
“Duam të godasim bursën e New York, sepse do të zgjojë njerëzit”, u tha i dyshuari agjentëve të FBI-së.