KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32 të vdekur
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32 të vdekur
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Dy tërmete të fuqishme godasin Venezuelën, të paktën 32 të vdekur

Përditësimi i fundit: 25 Qershor, 2026 8:50 am
87 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy tërmete të fuqishme kanë lënë të vdekur të paktën 32 persona dhe kanë plagosur mbi 700 të tjerë në Venezuelë, tha presidentja e përkohshme e vendit, pasi dy dridhje të fuqishme shkaktuan rrëzimin e ndërtesave.

Punëtorët e shpëtimit dhe banorët janë parë duke kontrolluar nëpër rrënoja për të mbijetuar, teksa pas fatkeqësisë natyrore udhëheqësja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez shpalli gjendje emergjence.

Tërmetet me 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihterit goditën zonën e njëjtë në Venezuelë të mërkurën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar rrëzimin e ndërtesave në kryeqytet dhe duke detyruar autoritetet që të mbyllin aeroportin kryesor të vendit.

Gjatë një adresimi drejtuar kombit në orët e hershme të së enjtes, Rodriguez tha se Qeveria ka “pranuar raporte për 32 vdekje” dhe “mbi 700 të plagosur”, duke shtuar se ajo ende nuk ka të dhëna nga “zona e goditur më së keqi”, përkatësisht La Guaria, që gjendet afër kryeqytetit.

Rodriguez kishte deklaruar paraprakisht se 20 pasgoditje ishin regjistruar pas dy tërmeteve.

Lëkundjet e tokës shkaktuan panik në Karakas.

“Shkallët u rrëzuan, i gjithë muri u ça. Gjërat binin nga tavani. Ishte e tmerrshme”, tha për AFP-në, Odalis Escalona, 54-vjeçare.

SHBA-ja “menjëherë dislokoi ekipe të kërkim-shpëtimit, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare për Venezuelën”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, të enjten.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën vonë se “dy tërmete të fuqishme sapo goditën popullin e Venezuelës dhe që të dy janë masiv dhe kanë shkaktuar numër të tmerrshëm vdekjesh”.

Tërmeti i parë, me epiqendër 21 kilometra në perëndim të qytezës Moron, ndodhi në orën 22:04, sipas kohë lokale, tha Shërbimi amerikan i Gjeologjisë. Brenda minutës, një tërmet prej 7.5 shkallësh goditi rreth 45 kilometra më larg.

“Ky tërmet është ngjarja e dytë me tërmet të dyfishtë. Shkalla prej 7.5 ballësh ndodhi pas një goditje prej 7.2 shkallësh që zgjati 39 sekonda”, tha shërbimi amerikan.

Të dy goditjet ishin në thellësi prej 22 kilometrash, përkatësisht 10 kilometrash.

Ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello, u bëri thirrje banorëve që të largoheshin nga shtëpitë, duke shtuar se furnizimet me gaz të ndërtesave janë ndërprerë si masë mbrojtëse. Callebo tha se shtetet e Turijlos, Karabobos, Mirandas dhe La Guairas janë goditur më së rëndi.

Aeroporti Ndërkombëtar Maiquetia, që gjendet afër Karakasit, u mbyll për shkak të “dëmeve serioze” në infrastrukturë, tha Rodriguez.

Dridhjet e tokës u ndien deri në Bogota të Kolumbisë, ku u lëshuan alarmet dhe disa banorë u evakuuan nga ndërtesat si masë mbrojtëse.

Venezuela gjendet në një zonë që është e prirë të përballet me tërmete dhe lëkundjet më të mëdha të tokës në historinë moderne të Venezuelës ndodhën në verilindje të vendit në vitin 1997, kur u vranë 73 persona dhe në Karakas më 1967, kur 236 persona humbën jetën.

Pak pas dridhjeve të dyfishta të tokës, një tërmet prej 7.2 ballësh goditi veriun e Japonisë, thanë autoritetet të cilat nuk raportuan për viktima apo dëme materiale.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri

A po bëhet sërish Shqipëria “pronë” e fuqive të huaja?

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti pë zgjedhjet e 7 qershorit: “Qytetarët folën qartë, Kosova nuk kishte nevojë për këtë proces”
Artikulli tjetër SHBA kërkon 80 miliardë dollarë për të mbuluar kostot e luftës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 4 Shtator, 2026
Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale Sporti 4 Shtator, 2026
“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.