KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: FDA-ja në SHBA shtyn vendimin për vaksinën Covid-19
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > FDA-ja në SHBA shtyn vendimin për vaksinën Covid-19
AktualeAnalizeBotaFokusSocialeTe Tjera

FDA-ja në SHBA shtyn vendimin për vaksinën Covid-19

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 1:15 pm
345 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rregullatorët federalë të barnave kanë humbur afatin për marrjen e një vendimi kyç në lidhje me një vaksinë Covid-19 nga Novavax, disa ditë pasi shefi i vaksinave të FDA-së u dorëhoq.

Agjencia ishte vendosur të jepte miratimin e plotë për vaksinën e Novavax, por drejtuesit e lartë të agjencisë tani janë duke marrë vendimin dhe kanë thënë se aplikacioni i Novavax kishte nevojë për më shumë të dhëna dhe nuk kishte gjasa të miratohej së shpejti, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

FDA-ja ka lejuar përdorimin urgjent të vaksinës Covid-19 të Novavax. Ajo caktoi një afat 1 prill për një vendim nëse do jepet një miratim normal dhe i plotë, thanë njerëzit.

Vendimi do kishte mundëesuar përdorimin e vijueshëm të vaksinës edhe pse urgjenca pandemike ka kaluar. FDA-ja dha miratimin e plotë për vaksinat Covid-19 nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech dhe nga Moderna në 2021 dhe 2022.

Novavax tha se “po vijon të komunikojë me FDA-në dhe të dialogojë për të siguruar që ata të kenë të gjithë informacionin e kërkuar për të plotësuar aplikacionin tonë”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë nuk pranoi të komentojë. FDA nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment.

Qëndrimi i qeverisë federale për vaksinat është vëzhguar nga afër që kur skeptiku ndaj vaksinave Robert F. Kennedy Jr. u emërua Sekretar iShëndetësisë, institucion që mbikëqyr FDA-në. Në seancat e tij të konfirmimit në Senat, Kennedy i premtoi Senatorit Bill Cassidy se nuk do të ndryshonte sistemet e miratimit të vaksinave.

FDA-ja tashmë kishte dërguar komunikime në lidhje me vendimin për dhënien e miratimit të plotë për vaksinën Covid-19 të Novavax drejtuesve në HHS. Vendimi ishte gjithashtu për një parashikim të veprimeve të ardhshme për drejtuesit e FDA në zyrën e komisionerit të agjencisë.

Do ishte lëvizja e parë e madhe e FDA-së për vaksinat që kur Dr. Peter Marks, kreu i divizionit që shqyrton aplikimet e vaksinave dhe arkitekt kryesor i “Operacionit Warp Speed” ​​gjatë administratës së parë të Trump, paraqiti dorëheqjen të premten.

Largimi i tij rrëzoi aksionet e kompanive bioteknike dhe prodhuesve të vaksinave, duke përfshirë Novavax, me analistët dhe investitorët që pyesin nëse FDA-ja do vijojë të miratojë vaksinat.

HHS javët e fundit i ka kërkuar agjencisë të pastrojë të gjitha komunikimet përmes departamentit, thanë njerëz të njohur me këtë çështje. Stefanie Spear, një ndihmëse e gjatë e Kenedit, i është dashur të nënshkruajë të gjitha komunikimet e lidhura me vaksinën, tha një nga njerëzit.

Në pritje të miratimit, draft komunikimet për të shpallur vendimin u dërguan në HHS për shqyrtim javën e kaluar, por nuk janë miratuar, tha një person tjetër i njohur me këtë çështje.

Vaksina e Novavax përdor një teknologji më të vjetër të proteinave dhe pëlqehej nga njerëzit që preferonin të shmangnin teknologjinë e ARN-së të përdorur në imunizimet Pfizer-BioNTech dhe Moderna.

Kërkesa e Novavax për miratim të plotë është ende një aplikim në pritje dhe mund të miratohet nga FDA në çdo kohë, thanë njerëz të njohur me këtë çështje.

Njerëzit mund të vazhdojnë të marrin vaksinën e Novavax nën autorizimin e saj për përdorim urgjent. Në vitin 2021, Kennedy i kërkoi FDA-së të revokonte autorizimet e përdorimit urgjent të vaksinave Covid-19. Tani që ai është Sekretar i Shëndetësisë, ai mund të lëvizë për të anuluar autorizimin e urgjencës të Novavax, si dhe autorizimet e urgjencës që mbeten në fuqi për vaksinat Covid-19 për fëmijët, thanë ekspertët e politikave shëndetësore.

 

Marrë nga Wall Street Journal

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Musk padit qeverinë indiane për censurë, refuzon portalin Sahyog
Artikulli tjetër Gjykata Kushtetuese shpall vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.