KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Gjermania përgatitet për skenar lufte me Rusinë

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2026 8:45 am
108 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Mesnatë në një lagje banimi të Hamburgut. Rrugët janë të qeta e të zbrazëta, kur papritur shpërthen zhurma: disa helikopterë fluturojnë mbi qiellin e natës, dritat blu ndriçojnë errësirën dhe një kolonë e gjatë automjetesh përshkon rrugët. Mbi mjetet e blinduara të Bundeswehr-it (Forcave të Armatosura Gjermane) qëndrojnë ushtarë me mitralozët gati për të hapur zjarr. Për banorët është një pamje e pazakontë, ndoshta edhe e frikshme, në një qytet port që zakonisht jeton në qetësi.

„Red Storm Charlie” është emri i stërvitjes që për tri ditë paralizon pjesë të qytetit hanzeatik në Gjermaninë e veriut . Bundeswehr-i, policia dhe organizatat civile provojnë së bashku sa të gatshme janë për një situatë të jashtëzakonshme. Skenari supozon një përshkallëzim të kërcënimit në krahun lindor të NATO-s. Në portin e Hamburgut, më të madhin detar të Gjermanisë, zbarkojnë trupa të NATO-s, rolin e të cilave e luajnë ushtarë të Bundeswehr-it, dhe pastaj kalojnë nëpër qytet drejt lindjes. Sabotimet dhe demonstratat, edhe ato pjesë e skenarit, e ngadalësojnë përparimin e trupave. Me rreth 1700 pjesëmarrës, mes tyre 500 ushtarë, stërvitja e 24–26 shtatorit 2026 është më e madhja e këtij lloji deri tani.

„Red Storm Charlie” është pjesë e një plani të fshehtë, Planit Operativ të Gjermanisë (Operationsplan Deutschland). Me këtë dokument Bundeswehr-i përgatitet për një sulm të mundshëm të Rusisë ndaj territorit të NATO-s. Plani përshtatet plotësisht me planifikimet më të gjera mbrojtëse të aleancës.

Në një skenar lufte ose krize, Gjermania e tërë, jo vetëm Hamburgu, do të merrte një rol të veçantë: atë të nyjës logjistike për qindra mijëra ushtarë të NATO-s, me armët dhe pajisjet e tyre të rënda. „Është një plan shumë i detajuar dhe tepër sekret, që përcakton ku saktësisht do të zbarkonin aleatët e NATO-s në Gjermani, sidomos në cilët porte, dhe cilat itinerare do të duheshin për tranzitin nëpër vend”, shpjegon Aylin Matlé, eksperte e sigurisë në Shoqërinë Gjermane për Politikë të Jashtme (DGAP), në intervistë për Deutsche Welle (DW).

Gjermania si vend tranzit për trupat e NATO-s

Baltiku është vendi ku NATO pret më shumë një sulm të Rusisë. Atje ajo do të grumbullonte kontingjente të mëdha nga 32 shtetet anëtare, ndaj ushtarët nga Evropa jugore e perëndimore do të duhej të kalonin nëpër Gjermani. „Konkretisht kjo do të thotë që brenda gjashtë muajsh rreth 800.000 ushtarë me 200.000 automjete do të duhej të kalonin nëpër vendin tonë. Kështu është llogaritur”, shpjegon Marcel Bohnert. Oficeri i Bundeswehr-it ka marrë pjesë në hartimin e versionit të parë të planit dhe me DW-në flet si person privat, jo si përfaqësues zyrtar. „Duhet të garantojmë që ushtarët t’i përdorin rrugët dhe portet tona me siguri. Prandaj kujdesemi për të gjitha nevojat e tyre: strehimin, ushqimin, sigurinë, dhe i udhëheqim nëpër rrjetin tonë rrugor.”

Plani parashikon edhe transporte në drejtim të kundërt, nga lindja në perëndim, si ushtarët e plagosur ose civilët që ikin. Porosinë për ta hartuar e dha Inspektori i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, Carsten Breuer, pas sulmit të gjerë të Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022. Breuer është ushtaraku më i lartë i Gjermanisë dhe nuk është i vetmi që druhet se Rusia mund të sulmojë edhe vende të tjera. Gjermania përballet tashmë me një varg provokimesh ruse, nga sulmet kibernetike deri te sabotimet ndaj Bundeswehr-it.

Ministri i Mbrojtjes Pistorius: „Moska po teston reagimin tonë”

Tentativa e sulmit në aeroportin Leipzig/Halle në fillim të gushtit zbuloi një dimension të ri të kërcënimit. Sulmuesit përdorën një dron të mbushur me eksploziv, i cili nuk shpërtheu vetëm nga një rastësi e lumtur. Qeveria gjermane fajëson Rusinë. „Kërcënimi po bëhet më konkret. Është serioz, është akut dhe po bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Pikërisht këtë dëshiron presidenti rus. Moska po teston reagimin tonë”, tha më 23 shtator në Bundestag ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.

Bundeswehr-i i del përballë këtij kërcënimi edhe me Planin Operativ të Gjermanisë, të cilin e zhvillon vazhdimisht dhe ku përfshin mësimet nga stërvitje si „Red Storm Charlie”. Plani shërben edhe për ta penguar Rusinë që të sulmojë, thotë Bohnert: „Shpresojmë ta ndalim Rusinë nga agresioni duke treguar forcën tonë, me zgjerimin e shpejtë të ushtrisë dhe me zhvendosjen shumë të organizuar e të shpejtë të forcave drejt kufijve.”

Rrugët dhe urat kërkojnë riparim urgjent

Sa e përgatitur është Gjermania për rolin e nyjës ushtarake? Matlé e sheh pikën e dobët te infrastruktura, pjesërisht në gjendje jo të mirë. Gjermania duhet t’i mirëmbajë dhe t’i riparojë urat, rrugët dhe korridoret e tjera të transportit ku do të kalojnë trupat. „Disa prej këtyre veprave datojnë ende nga koha e Luftës së Ftohtë dhe nuk janë projektuar për transportin e ngarkesave ose të pajisjeve të rënda.”

Një vështirësi tjetër është ekuilibri mes fshehtësisë së planit dhe përfshirjes së publikut. Nga frika e sabotimeve, informacionet e ndjeshme, si itineraret e sakta të tranzitit për trupat e NATO-s, nuk duhet të bien në duart e Rusisë. Nga ana tjetër, plani funksionon vetëm kur Bundeswehr-i bashkëpunon me shoqërinë civile: me përgjegjësit në qytete dhe komuna, me policinë dhe me organizatat e ndihmës. „Pjesë të planit duhet të jenë publike, sepse na duhen shoqëria, ministritë dhe qeveritë”, thotë Bohnert.

A mund t’i përcjellë AfD informacionet e ndjeshme?

Diskutimi për fshehtësinë e këtij dokumenti me mbi 1000 faqe u rindez kohët e fundit, pasi Alternativa për Gjermaninë (AfD) doli partia më e fortë në zgjedhjet e landit në Saksoni-Anhalt, një land federal në lindje të vendit. Ekspertët e sigurisë shprehën frikën se kjo parti, pjesërisht e ekstremit të djathtë dhe proruse, mund t’ia përcjellë Moskës informacione nga plani, nëse merr postin e kryeministrit të landit. Ministria e Mbrojtjes tha se asnjë land federal nuk e merr dokumentin e plotë. Ajo u jep landeve vetëm fragmente të përzgjedhura nga pjesët e ndjeshme.

Sipas vëzhguesve, numri në rritje i kërcënimeve hibride e rrit megjithatë nevojën për fshehtësi. Në stërvitjen „Red Storm Charlie” në Hamburg, organizatorët i lanë gazetarët e akredituar pa informacion për itineraret dhe vendet e zhvillimit deri në çastin e fundit, nga frika e ndërhyrjeve dhe e sabotimeve të mundshme.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BIRN: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale rrezikojnë reformën në drejtësi
Artikulli tjetër Malit të Zi i kushtëzohet hyrja në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.