Universiteti i Harvardit ka njoftuar se po ofron shkollim falas për familjet që përfitojnë më pak se 200.000 dollarë në vit.
Për familjet që fitojnë më pak se 100.000 dollarë, Harvardi do t’ua mbulojë edhe shpenzimet e strehimit dhe të sigurimit shëndetësor.
Vendimi synon ta bëjë Harvardin më të përballueshëm për familjet me të ardhura të mesme dhe vjen pasi Administrata Trump synon financimin e universiteteve, si pjesë e një kundërpërgjigjeje ndaj praktikave të barazisë dhe përfshirjes së diversitetit.
“Vendosja e Harvardit brenda mundësive financiare për më shumë individë zgjeron grupin e prejardhjeve, përvojave dhe perspektivave që hasin të gjithë studentët tanë, duke nxitur rritjen e tyre intelektuale dhe personale”, ka deklaruar udhëheqësi i Harvardit, Alan Garber.
Sipas matjeve, gati 86% e familjeve amerikane do të mund të kualifikohen për ndihmë financiare nga Harvardi, pasi të ardhurat mesatare të një familjeje amerikane ishin 80.000 dollarë në 2023-n, sipas regjistrave të SHBA-së.
Një numër i universiteteve elitare ka ndërmarrë vendime viteve të fundit që t’i lirojnë nga pagesa familjet me të ardhura me të ulëta.
Marrë nga BBC