KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Kaos në Venezuelë pas arrestimit të Nicolas Maduros

Përditësimi i fundit: 6 Janar, 2026 10:15 am
252 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në qendër të Karakasit, duke shkaktuar panik dhe masa të menjëhershme sigurie pranë pallatit presidencial Palacio Miraflores.

Sipas raportimeve, të shtënat përfshinin armë automatike dhe mitraloza kundërajrorë dhe u përqendruan në zonën ku ndodhet pallati presidencial, aty ku Delcy Rodríguez, e emëruar për të zëvendësuar Nicolás Maduron, u betua një ditë më parë si presidente në detyrë, pas kapjes së Madurros në një operacion ajror amerikan të shtunën.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë kolona automjetesh ushtarake dhe të blinduara me persona të armatosur, si dhe trupa që përparojnë në formacion luftarak përgjatë rrugëve të kryeqytetit. Në pamje shihen gjithashtu motoçiklistë të armatosur me pushkë, të ngjashëm me njësi paraushtarake që i përgjigjen Ministrisë së Brendshme. Raportohet se dritaret e disa pallateve janë goditur nga plumbat.

Të shtënat nisën rreth orës 01:30 të mëngjesit sipas kohës italiane dhe vazhduan me intensitet të lartë për më shumë se gjysmë ore. Më pas, autoritetet u shprehën për një televizion lokal se “situata është nën kontroll”.

Sipas disa burimeve, incidenti mund të jetë shkaktuar pasi dy dronë janë parë duke fluturuar mbi pallatin presidencial, çka ka shtuar frikën për një ndërhyrje të re amerikane. Kjo dyshohet se ka çuar në reagimin e forcave të sigurisë dhe aktivizimin e armëve kundërajrore për mbrojtjen e institucioneve shtetërore.

Pas incidentit, ndërtesat qeveritare në qendër të Karakasit janë evakuuar. Transmetuesi kolumbian Caracol raportoi se ministritë dhe institucionet shtetërore në zonën e përleshjeve u mbyllën, ndërsa bizneset dhe lagjet përreth u izoluan për arsye sigurie, duke lënë qytetarë dhe klientë të bllokuar brenda ambienteve.

Autoritetet venezueliane nuk kanë dhënë ende një sqarim të detajuar mbi shkaqet e të shtënave, ndërsa situata në kryeqytet mbetet e tensionuar.

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet
Artikulli tjetër 70% e remitancave vijnë jashtë kanaleve zyrtare, në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.