KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kirurgu francez pranon se abuzoi seksualisht me 299 pacientë, shumica fëmijë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kirurgu francez pranon se abuzoi seksualisht me 299 pacientë, shumica fëmijë
AktualeBotaFokusSocialeTe Tjera

Kirurgu francez pranon se abuzoi seksualisht me 299 pacientë, shumica fëmijë

Përditësimi i fundit: 25 Shkurt, 2025 10:22 am
205 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një kirurg francez 74-vjeçar, i akuzuar për abuzimin e 299 personave, shumica fëmijë, në kohën kur ata ishin nën anestezi, ose duke u zgjuar nga operimet, ka pranuar në gjykatë se ka bërë “gjëra të shëmtuara” dhe se është i gatshëm të japë përgjegjësi për veprat.

Joel Le Scouarnec akuzohet se gjatë karrierës 30-vjeçare ka dhunuar apo abuzuar seksualisht me viktimat, mosha mesatare e të cilëve ishte 11-vjeç. Të gjitha veprat ai i kishte shkruar duke ofruar detaje të abuzimeve.

“Kam bërë gjëra të shëmtuara”, ka thënë 74-vjeçari të hënën para trupit gjykues në Vannes, në ditën e parë të gjykimit. Ai ka thënë se “është plotësisht i vetëdijshëm se këto plagë nuk mund të fshihen apo shërohen”, dhe ka thënë se është “i gatshëm të japë përgjegjësi për veprat”.

Gati të gjithë fëmijët viktimë nuk ishin të vetëdijshëm për abuzimet deri sa policia ua gjeti emrat në dorëshkrimet e Le Couarnecut.

Abuzimet ndodhën në periudhën 1989 – 2014, kur Le Scouarnec punoi në disa spitale private e publike në disa pjesë të Francës Perëndimore.

Më 2017, fqinjët e tij e kishin raportuar në Polici. Më 2020, u dënua për dhunim apo abuzim seksual të katër fëmijëve, përfshirë një pacienti. U dënua me 15 vjet burgim dhe është ende duke vuajtur dënimin.

Kur hulumtuesit bastisën shtëpinë e tij gjetën më shumë se 300 mijë foto e video me abuzim seksual të fëmijëve, dhe një dorëshkrim që tregonte në detaje abuzimet.

“Jam pedofil dhe do të jem gjithmonë”, shkruhej në njërën nga letrat e tij.

Gjykimi pritet të zgjasë katër muaj. Janë më shumë se 60 avokatë të viktimave dhe familjeve të tyre që do të japin dëshmi muajin e ardhshëm. 256 nga viktimat ishin nën 15-vjeç. Një prej tyre ishte vetëm njëvjeçar e më i moshuari ishte 70.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rusia po i rikthen ushtarët e plagosur në vijat e frontit
Artikulli tjetër Renditja e re e GlobalFirepower: Kosova e 141-ta, Shqipëria e 78-a

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.