KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Koronavirusi u projektua dhe financua nga SHBA-të
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Koronavirusi u projektua dhe financua nga SHBA-të
BotaKryesoreOpinionSociale

Koronavirusi u projektua dhe financua nga SHBA-të

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2024 2:39 pm
114 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ish-kreu i CDC-së (Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve), Robert Redfield, ka pohuar së fundmi se Covid-19 është një virus i prodhuar në laborator si pjesë e një programi të mbrojtjes biologjike nga SHBA-ja.

Kardiokirurgu Edvin Prifti ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesë nga intervista e Redfield ku ai shpjegon zanfillën e Covid-19 dhe personat e institucionet e përfshirë. Prifti shkruan se pavarësisht denoncimeve të guximshme nga mjekë e shkencëtarë katër vite më parë, vetëm tani po nisin të dalin të vërtetat e pandemisë Covid-19.

Po le të kthehemi te ish-kreu i CDC-së dhe virologu i njohur amerikan.

Në intervistën e dhënë për Dana Parish, një javë më  parë, Redfield shpjegon se Kina nuk është përgjegjëse për krijimin e virusit po vetëm për mosnjoftimin e autoriteve amerikane për problemin që u shfaq në laboratorin e saj në Wuhan.

“Përgjegjësia e Kinës nuk është në laborator, punën dhe krijimin e virusit. Përgjegjësia e tyre është mosndjekia e rregulloreve shëndetësore pasi ata kuptuan se kishin një problem dhe nuk lejuan persona si unë në CDC që të ndërhyja e t’i ndihmoja brenda 48 orësh, ashtu siç ishin të obliguar, bazuar në marrëveshje.” – thotë Redfield gjatë interivtës.

Virologu i njohur pohon se katër agjenci amerikane, NIH, USAID, DASH dhe Departamenti i Mbrojtjes kanë financuar studimin ndërsa rrëfen se konceptuesi, organizatori dhe mendja pas hulumtimit të Covid-19 ëështë një shkencëtar i quajtur Ralph Baric nga Universiteti i Karolinës së Veriut.

Në fund ish-shefi i CDC-së tregon në fund edhe rolin e Anthony Fauci-t në pandeminë Covid-19. Redfield shpjegon se Fauci menaxhon programin e mbrojtjes biologjike të SHBA-së që prej vitit 2002 dhe se ka pasur në dispozicion nga autoritetet amerikane 40 miliardë dollarë për zhvillimin e tij.

Më poshtë intervista e plotë e Robert Redfield:

Redfield:Ju po më pyesnit çfarë mendoj se ishte ky virus. Unë mendoj se ky virus u projektua qëllimisht si pjesë e një programi të mbrojtjes biologjike.

Parish: Cili ishte roli i SHBA-së në gjithë këtë?

Redfield: Mendoj se ka qenë thelbësor. Kur vëren bërjen përgjegjëse të Kinës. Përgjegjësia e Kinës nuk është në laborator, punën dhe krijimin e virusit. Përgjegjësia e tyre është mosndjekja e rregulloreve shëndetësore pasi ata kuptuan se kishin një problem dhe nuk lejuan persona si unë në CDC që të ndërhyja e t’i ndihmoja brenda 48 orësh, ashtu siç ishin të obliguar, bazuar në marrëveshje. Roli SHBA-së është thelbësor. E para SHBA-ja e financoi hulumtimin shkencor, nga NIH, Departamenti i Shtetit, USAID dhe Departamenti i Mbrojtjes. Të gjitha këto katër agjenci ndihmuan në financimin e këtij studimi. E dyta, konceptuesi, organizatori dhe mendja e këtij hulumtimi është një person që quhet Ralph Baric nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Ai ishte shumë i përfshirë në këtë studim. Unë mendoj se ai ndihmoi në krijimin e disa prej vargjeve origjinale të virusit, por nuk e faktoj dot. Megjithatë mund të them se ai ishte shumë i përfshirë.

Parish:Disa kanë thënë se janë të shqetësuar se virusi është zhvilluar këtu dhe se Kina është fajësuar kot. A është e mundur kjo gjë?

Redfield:Nuk e di nëse Kina është fajësuar pa lidhje, por mendoj se ka shumë mundësi që vendi i lindjes së virusit është Chapel Hill. E keni parë si reagoi Toni Fauci kur Senatori Rand Paul i bëri një pyetje. Ai i tha “jo po më akuzoni se kam vrarë 4 milionë njerëz.” Rand donte t’i përgjigjej duke i thënë: Jo në fakt po ju akuzoj se keni vrarë 20 milionë njerëz.

Parish:Mendoj se është e rëndësishme të sqarojmë rolin mbështetës të Faucit, sipas pikëpamjes sime ai një nga propozuesit dhe financuesit të hulumtimit mbi fitimin e funksionit.

Redfield:Ai është imazhi. E kam gjetur në këtë gjë që prej vitit 2012. Ai është imazhi pas studimit të fitimit të funksionit të virusit.

Parish:Si ka mundësi që Fauci ka kaq shumë pushtet?

Redfield:Sepse ai zotëronte të gjitha paratë për studimin. Ai kishte miliarda e miliarda dollarë. Përveç kësaj, mbase e dini se në vitin 2002-2003 Dick Cheney vendosi se SHBA-së i duhej një program i mbrojtjes biologjike shumë më agresiv. Kështu që e hoqi programin nga Fort Detrick dhe ushtria amerikane ku në fakt e ka vendin. Dhe e vendosi nën Faucin dhe i dha atij 40 miliardë dollarë që ta menaxhonte. Fauci e ka menaxhuar programin e mbrojtjes biologjike të kombit tonë, ndërkohë që përveç kësaj ka drejtuar programin e hulumtimit mjekësor të NIH NIAID.

Parish:Ka diçka që publiku nuk e di.

Redfield:Po e vërtetë.

Parish:Ai është një ekspert në luftën biologjike. Ai është ekspert në aerosolizimin e patogjenëve.

Redfield:Ai e ka drejtuar programin që nga vitet 2002-2003.

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 686 gra dhe vajza u dhunuan në Shqipëri 6 muajt e parë të 2024-ës
Artikulli tjetër Kush janë yjet e ekranit, që do ta drejtojnë SHBA-të

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Rajoni 18 Shtator, 2026
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.