KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri që u bën thirrje të sapomartuarve të kenë nga 16 fëmijë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Te Tjera > Kryeministri që u bën thirrje të sapomartuarve të kenë nga 16 fëmijë
BotaSocialeTe Tjera

Kryeministri që u bën thirrje të sapomartuarve të kenë nga 16 fëmijë

Përditësimi i fundit: 21 Tetor, 2024 10:31 am
210 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Propozimi i çuditshëm: Kush ka më pak se dy fëmijë, nuk ka ët drejtë të konkurojë për poste të larta në Administratë

Duke iu drejtuar një eventi masiv martese, kryeministri i një krahine në Indi, Tamil Nadu MK Stalin sugjeroi se ndoshta ishte koha që çiftet e sapomartuar të mendonin të kishin 16 fëmijë, në vend të ’16 formave të pasurisë’.

Kryeministri i Tamil Nadu, MK Stalin, të hënën bëri një koment në lidhje me çiftet e sapomartuara që kanë më shumë fëmijë. Stalini i bëri këto komente në një event martesash  të mbajtur nga departamenti i dhurimeve fetare dhe bamirëse hindu të shtetit, ku 31 çifte u martuan në prani të tij.

Sipas tij, ndoshta ka ardhur koha që çiftet të kenë 16 fëmijë në vend të 16 formave të pasurisë.

Stalini, në fjalimin e tij, tha se ndërsa pleqtë në kohët e mëparshme bekonin çiftet e porsamartuar për të fituar 16 forma të pasurisë, ndoshta tani ka ardhur koha për të pasur 16 fëmijë në vend të 16 formave të pasurisë.

“Kur pleqtë uronin ‘ju bëfshin 16 pasuri dhe jetofshi të begatë’, kjo nuk nënkuptonte 16 fëmijë, por 16 forma pasurie. Kjo është përmendur nga autori Visëanathan në librin e tij ku rendit edhe format e pasurive si ‘lopë, shtëpi, grua, fëmijë, arsim, kuriozitet, njohuri, disiplinë, tokë, ujë, jetëgjatësi, automjet, ar, pronë,  prodhim dhe fjalë të mira”, tha Stalini.

“Por tani askush nuk po ju bekon që të arrini 16 forma të pasurisë. Ata vetëm ju bekojnë që të keni fëmijë adekuat dhe të jetoni me prosperitet. Megjithatë, duke pasur parasysh se njësitë elektorale parlamentare mund të zvogëlohen, mund të lindë një situatë që të bën të pyesësh nëse duhet të kemi 16 fëmijë. Të mos e harrojmë këtë”, tha kryeministri.

Vërejtja e Stalinit për çiftet që kanë më shumë fëmijë vjen një ditë pasi homologu i tij nga Andhra Pradesh N Chandrababu Naidu shprehu një ndjenjë të ngjashme për të pasur më shumë fëmijë.

Naidu, të dielën, njoftoi planet e administratës së tij për të futur një ligj që lejon vetëm individët me dy ose më shumë fëmijë të konkurrojnë në zgjedhjet e organeve lokale. Ai gjithashtu u bëri thirrje familjeve që të kenë më shumë fëmijë, duke përmendur shqetësimet për plakjen e popullsisë së shtetit dhe ndikimin e saj në ekuilibrin demografik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Von der Leyen të mërkurën, në Tiranë
Artikulli tjetër Si po ndryshojnë aleancat ekonomike dhe strategjike në një botë shumëpolare?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.