KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligjvënësit republikanë optimistë: Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Ligjvënësit republikanë optimistë: Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë
BotaOpinion

Ligjvënësit republikanë optimistë: Trump do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë

Përditësimi i fundit: 16 Nëntor, 2024 10:45 am
112 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Ligjvënësit kryesorë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve thonë se në Kongres kanë filluar diskutimet rreth luftës së Rusisë në Ukrainë në një përpjekje për të përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit. Ligjvënësit i thanë Shërbimit ukrainas të Zërit të Amerikës se janë optimistë se zoti Trump mund ta arrijë qëllimin e tij. Ligjvënësi republikan Mike Waltz, i cili u emërua nga zoti Trump këtë javë për pozitën e këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, i tha Zërit të Amerikës se “presidenti ka qenë i qartë se të dyja palët duhet të ulen në tryezën e bisedimeve dhe se ai është përqendruar tek përfundimi i luftës dhe jo tek vazhdimi i saj“.

Waltz tha se edhe pse zoti Trump nuk foli mbi luftën në Ukrainë kur u takua me ligjvënësit të mërkurën, diskutimet mbi këtë çështje po ndodhin “nga ana tjetër”, por pa dhënë detaje mbi këtë. Ligjvënësi republikan Mike Rogers, i cili shërben si kryetar i Komisionit të Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se beson tek aftësia e zotit Trump për të negociuar një armëpushim.

“Pres që presidenti të negociojë një armëpushim përpara fundit të vitit“, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kur u pyet se si Shtetet e Bashkuara do të ushtronin presion ndaj Rusisë që ajo të ulë armët, ligjvënësi tha se “e kishte një ide, por nuk do të jepte detaje mbi të”.

Mediat amerikane njoftuan se javën e kaluar zoti Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin ku i kërkoi atij të mos e përshkallëzonte luftën. Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta “The Washington Post”. Kremlini nga ana tjetër tha se një telefonatë e tillë nuk ishte zhvilluar.

Ligjvënësi republikan Michael McCaul, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili ka qenë një mbështetës i fuqishëm i ndihmës ushtarake amerikane për Ukrainën, i tha Zërit të Amerikës se zoti Trump dëshiron të ketë një “prani ushtarake shumë të fortë në Evropë”, si pjesë e përpjekjeve për parandalim, që përfundimisht do të çonte në një periudhë negocimi”.

Megjithatë, ai paralajmëroi se nuk beson se Ukraina aktualisht ndodhet në pozita të favorshme për negociata të suksesshme me Rusinë. Moska dhe Kievi janë përfshirë në beteja të ashpra në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa është rritur pasiguria rreth asaj se si do të ndikojë në luftë presidenca e zotit Trump dhe nëse të dyja palët do të nxiten për negociata. Analistët thonë se të dyja palët po kërkojnë të rrisin territorin që kontrollojnë, përpara se të zhvillohen negociata.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë presion ndaj Rusisë që ajo të ulet në tryezën e bisedimeve, ligjvënësi republikan Tom Cole, i tha Zërit të Amerikës se “ata duhet të binden mbi atë se çfarë është në interesin e tyre më të mirë”. Cole tha se lufta ka qenë një katastrofë për Rusinë, duke vënë në dukje se konflikti shtyu Suedinë dhe Finlandën t’i bashkoheshin NATO-s, aleancës ushtarake perëndimore të formuar në vitin 1949, për të ofruar siguri kolektive kundër Bashkimit Sovjetik.

Ai tha se bisedimet në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë çuar ende në ndonjë plan përfundimtar për luftën Rusi-Ukrainë, por shtoi se “ka shpresë se Presidenti Trump mund ta çojë drejt fundit e me shpejtësi këtë konflikt në Evropë – konfliktin më të rëndë që ka përfshirë kontinentin që nga viti 1945”.

Trump nuk ka dhënë ende detaje se si do ta përmbushë premtimin e tij të fushatës për t’i dhënë shpejt luftës fund. Gjatë një takimi me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator zoti Trump tha se “mund të bëjë diçka që është e mirë të të dyja palëve”.

Kur u pyet në atë kohë nëse Ukraina duhet t’i dorëzonte Rusisë një pjesë të territorit të saj, për t’i dhënë fund luftës, zoti Trump tha se: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë“. Nënpresidentja Kamala Harris tha gjatë fushatës elektorale se sugjerimet e kampit të zotit Trump për të krijuar një zonë të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, në vijat aktuale të betejës, “nuk janë propozime për paqe”.

“Ato janë propozime për dorëzim, gjë që është e rrezikshme dhe e papranueshme”, tha ajo.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken siguroi Ukrainën dhe aleatët e saj në NATO të mërkurën se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për ta vendosur Ukrainën “në pozicionin më të fortë të mundshëm” në muajt e fundit të administratës së Presidentit Joe Biden.

“Presidenti Biden është zotuar të sigurohet që çdo dollar që kemi në dispozicion t’i dërgohet Ukrainës deri më 20 janar”, u tha zoti Blinken gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel të mërkurën.

Trump u tha gazetarëve në shtator se plani i tij për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë “nuk ishte dorëzimi”.

“Ajo që është strategjia ime është të shpëtoj jetë“, tha ai.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Artikulli tjetër Çfarë tregon rritja e çmimit të arit për një botë të rrezikshme?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.