KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ofertë e pazakontë pune, Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Ofertë e pazakontë pune, Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri
BotaKomentSocialeTe Tjera

Ofertë e pazakontë pune, Elon Musk kërkon punëtorë me IQ të lartë për departamentin e ri

Përditësimi i fundit: 15 Nëntor, 2024 1:53 pm
146 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy vizionarët e epokës së re të artë trumpiane, Elon Musk dhe Vivek Ramaswamy, kanë shpallur një ofertë të pazakontë pune.

Ata kërkojnë amerikanë me një koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë më shumë se dhjetë orë në ditë dhe duhet ta bëjnë këtë tërësisht falas, pas asnjë pagesë.

Në një postim të publikuar në X, në llogarinë e re të “Department of Government Efficiency” (Departamenti i Efikasitetit Qeveritar), që tashmë numëron më shumë se 1.3 milionë ndjekës, Musk iu drejtua amerikanëve “revolucionarë”, të cilët shohin me entuziazëm misionin e kësaj agjencie për shkurtime në shpenzimet publike, krijuar nga Trump dhe e mbështetur nga pronari miliarder i X.

“Nuk na duhen gjenerues të tjerë idesh me kohë të pjesshme. Na duhen revolucionarë me koeficient të lartë inteligjence, të gatshëm të punojnë mbi tetëdhjetë orë në javë. Nëse ti je ai, dërgo një mesazh privat në këtë llogari me CV-në tënde. Elon dhe Vivek do të shqyrtojnë vetëm 1% të kandidatëve më të mirë‘, thuhet në postim.

Në një postim të veçantë, Musk komentoi se kjo mbase kjo do të jetë një punë e mërzitshme.

“Në fakt, kjo do të jetë një punë e mërzitshme, që do të krijojë shumë armiq dhe shpërblimi është zero” tha ai.

Pse dikush duhet të punojë falas nuk u shpjegua, por propozimi ka gjeneruar entuziazëm mes përdoruesve, disa prej të cilëve kanë dërguar menjëherë CV-të e tyre, të tjerë e kanë ripostuar propozimin.

Njeriu më i pasur në botë premtoi të shkurtojë një të tretën e burokracisë federale, duke reduktuar shpenzimet publike me dy mijë miliardë dollarë dhe duke paralajmëruar amerikanët për një “periudhë fillimisht të vështirë”.

Në fillim të javës, Trump i përshkroi ata si një dyshe e mrekullueshme.

“Së bashku, këta dy amerikanë të mrekullueshëm do të hapin rrugën për administratën time për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të reduktuar rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e panevojshme dhe për të ristrukturuar agjencitë federale, esenciale për lëvizjen ‘Save America’, tha ai.

Pas atentatit të parë kundër Trump-it në korrik, Musk ka dalë si një nga aleatët më të zjarrtë të manjatit.  Miliarderi dhuroi më pas 120 milionë dollarë për fushatën dhe mbajti tubime për manjatin në Pensilvani.  Me fitoren e Trump-it, pasuria e Musk u rrit për disa orë me tetë miliardë dollarë.

 

Marrë nga La Repubblica

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i Komisionit Evropian, ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8%
Artikulli tjetër Shtyhet rivlerësimi i pronave, do rishikohen çmimet referencë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj
Aktuale Fokus Korrupsion Kryesore Politike 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.