Banka e Portugalisë po përgatitet të publikojë një kartëmonedhë krejtësisht të veçantë me vlerë 7 euro, një edicion unik që pritet të tërheqë vëmendjen e botës para Kupës së Botës 2026. Arsyeja? Nderimi i lojtarit më të madh në historinë e vendit – Cristiano Ronaldos.
Ky projekt simbolik vjen si shenjë mirënjohjeje për karrierën e jashtëzakonshme të CR7, i cili prej vitesh ka qenë ambasadori më i madh sportiv i Portugalisë.
Kartëmonedha pritet të jetë pjesë e një serie të limituar, duke e bërë atë një objekt koleksionues për tifozët në mbarë globin.
Edhe pse ende nuk janë zbuluar detaje të dizajnit, pritshmëritë janë të larta: një kartëmonedhë ikonike për një lojtar ikonik. Portugalia po i jep botës jo vetëm një gjest simbolik, por edhe një kujtim historik për një legjendë të gjallë.
Marrë nga Epokaere.com