KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare në BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare në BE
AktualeAnalizeBotaFokusKryesoreSociale

Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve kufitare në BE

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 8:49 am
65 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Evropian (KE) konsideron, se zgjatjet e përgjithshme të kontrolleve kufitare në Gjermani nuk janë të arsyetuara mjaftueshëm. Në një deklaratë të autoritetit në Bruksel thuhet, se informacionet e dhëna nga qeveria federale nuk i justifikojnë në mënyrë të mjaftueshme kontrollet aktuale në të gjithë kufijtë.

Mungon një shpjegim se pse kërcënimi i përmendur nga Ministria Federale e Brendshme duhet të jetë i njëjtë në çdo segment të kufirit. Gjithashtu thuhet se nuk ka një arsye pse një periudhë prej gjashtë muajsh – dhe jo një periudhë më e shkurtër – konsiderohet më e përshtatshme për një zgjatje. Në total, kontrollet kufitare janë zgjatur tashmë tri herë – së fundi edhe për gjashtë muaj deri në mesin e shtatorit 2026.

Gjermania dhe shtetet e tjera në BE duhet t’u japin fund kontrolleve brenda Evropës

Komisioni Evropian propozon alternativa për Republikën Federale dhe vendet e tjera anëtare për të hequr gradualisht kontrollet e vendosura nëzonën Schengen. Brukseli rekomandon të punohet drejt “ndalimit gradual dhe heqjes së kontrolleve në kufijtë e brendshëm”, siç rezulton nga një komunikatë.

Ekzistojnë metoda më efikase dhe më të efektshme, si kontrolli selektiv i policisë ose përdorimi i teknologjive si identifikimi biometrik dhe gjurmimi i automjeteve. Komisioni Evropian nuk përcakton një afat konkret se deri kurGjermania dhe shtetet e tjera të BE-së duhet të përfundojnë kontrollet brenda Evropës.

Sipas Komisionit Evropian, ka shumë ankesa. Në deklaratë, Komisioni thekson se megjithatë mund të ketë arsye për shqetësime serioze në lidhje me sigurinë kombëtare të shteteve anëtare dhe se Gjermania përballet me një situatë komplekse migrimi dhe shumë kërkesa për azil.

Megjithatë, nga të dhënat e Gjermanisë nuk rezulton qartë se si situata globale e sigurisë ndikon konkretisht në vend dhe si konkretizohet ky kërcënim në segmente të caktuara të kufijve të brendshëm ku janë rikthyer kontrollet. Sipas Komisionit Evropian (KE), nga informacionet e dhëna nuk është e qartë se si rikthimi i kontrolleve kufitare do të kufizonte realisht kërcënimet e sigurisë – veçanërisht në lidhje me krimet e dhunshme nga persona që ndodhen tashmë në Gjermani.

Edhe pse autoritetet gjermane janë përpjekur të zbusin ndikimin e kontrolleve, Komisioni Evropian ka marrë një numër të madh ankesash nga qytetarët dhe bizneset.

KE: Vendosja e kontrolleve kufitare e justifikuar

Sipas ligjit të BE-së, shtetet anëtare kanë të drejtën të vendosin përjashtimisht dhe përkohësisht kontrolle kufitare të përkohshme nëse përballen me një kërcënim serioz për rendin publik ose sigurinë e brendshme. “Shtetet anëtare e kanë përdorur këtë mundësi për shkak të shqetësimeve reale dhe të justifikuara lidhur me kërcënimet e sigurisë dhe situatën e migrimit”, bëri të ditur Komisioni Evropian.

Megjithatë, këto duhet të mbeten masa të përkohshme. Komisioneri i BE-së për migracionin, Magnus Brunner, iu referua reformës së sistemit evropian të azilit, modernizimit të kontrolleve në kufijtë e jashtëm dhe uljes së migrimit të parregullt.

Edhe shtete të tjera të BE-së kanë vendosur kontrolle kufitare.

Rekomandohet heqja graduale e kontrolleve

Në këto kushte, shtetet anëtare janë në gjendje të punojnë drejt heqjes graduale të kontrolleve në kufijtë e brendshëm, deklaroi Brunner. Kohët e fundit, numri i kërkesave për azil në BE është ulur vazhdimisht. Edhe kalimet e parregullta të kufirit në Bashkimin Evropian kanë shënuar një rënie të ndjeshme, sipas Frontex.

Përveç Gjermanisë, edhe Holanda, Austria, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Sllovenia dhe Suedia kanë rivendosur kontrolle në kufijtë e tyre brenda Evropës. Sipas ligjit evropian, Komisioni Evropian është i detyruar të japë një opinion për këto kontrolle nëse ato zgjasin më shumë se një vit.

Masa në Gjermani është zgjatur tri herë. Në Gjermani, kontrollet në të gjithë kufijtë shtetërorë janë në fuqi që nga shtatori 2024. Ato u urdhëruan nga ish-ministrja federale e Brendshme Nancy Faeser (SPD). Në maj të vitit të kaluar, pasardhësi i saj Alexander Dobrindt (CSU) i intensifikoi më tej kontrollet. Në total, ato janë zgjatur tri herë – së fundi deri në mesin e shtatorit 2026.

Në të kaluarën, Dobrindt i ka mbrojtur vazhdimisht këto masa ndaj kritikave: ato janë një sinjal për një politikë të ndryshuar migrimi dhe kanë goditur rëndë rrjetet kriminale të kontrabandistëve. Në afat të gjatë, ai shpreson që reformat në sistemin evropian të migrimit do të funksionojnë në mënyrë që të mundësohet heqja e kontrolleve kufitare.

Bie numri i kërkesave për azil në mbarë Evropën

Në prill, Gjykata Administrative në Koblenz shpalli një kontroll kufitar si të paligjshëm. Sipas gjykatës, kontrollet bien ndesh me Kodin e Kufijve të Schengenit, sepse Republika Federale e Gjermanisë nuk ka justifikuar dhe dokumentuar mjaftueshëm zgjatjen e tyre. Pas kësaj, Dobrindt njoftoi se qeveria federale do të ankohej kundër këtij vendimi.

Në fakt, kontrollet kufitare nuk janë të parashikuara në hapësirën Schengen, e cila përfshin shumicën e shteteve të BE-së si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën. Numri i kërkesave për azil në BE ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në Gjermani, sipas BAMF, ai ishte në maj madje në nivelin më të ulët që nga viti 2020, kur për shkak të kufizimeve gjatë pandemisë COVID-19 pothuajse askush nuk mund të hynte në vend.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Klaus Gjasula transferohet te Hoffenheimi

Botërori 2026/ Për herë të parë 3 ceremoni hapëse

Shpërthimi me tritol në tokën e fisit Nikulaj në Lezhë

Valë emigrantësh drejt Kretës, qindra mbërrijnë nga Libia

Ministri britanik i Mbrojtjes dorëhiqet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publike, pas protestave për Zvërnecin
Artikulli tjetër BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Berishës iu hoq “non grata” amerikane, por DASH ende pa konfirmim publik
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 11 Qershor, 2026
Një leksion i çmuar nga Argjentina
Analize Bota Finance Fokus Politike Sociale 11 Qershor, 2026
Papa çmonton axhendën e Sançezit
Analize Opinion Politike Zhvillim 11 Qershor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.