Rusia dhe Ukraina do të shkëmbejnë nga 175 të burgosur secila të mërkurën, ka njoftuar Kremlini pas një telefonate mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit amerikan, Donald Trump të martën.
Pajtimi për shkëmbimin e të burgosurve është arritur mes Trumpit dhe Putinit, gjatë bisedës telefonike, ku po ashtu Putini është pajtuar gjithashtu për një armëpushim të kufizuar mbi caqet energjetike dhe të infrastrukturës të Ukrainës.
Mirëpo, Rusia dhe Ukraina kanë vazhduar sulmet ndaj njëra-tjetrës menjëherë pas bisedës mes dy presidentëve.
Marrë nga Reuters