KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Seuli akuzon: Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë, Rusisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Seuli akuzon: Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë, Rusisë
BotaOpinion

Seuli akuzon: Koreja e Veriut i ka dërguar armatim shtesë, Rusisë

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2024 10:37 am
108 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Koreja e Veriut e ka furnizuar rishtazi Rusinë me sisteme shtesë të artilerisë, për ta mbështetur në luftën e saj kundër Ukrainës, ndërsa disa prej mijërave trupave koreanoveriore të zhvendosura në Rusi, kanë filluar të angazhohen në luftime tashmë, tha të mërkurën agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut.

Vlerësimi i Seulit vjen pasi Rusia paralajmëroi të hënën se vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, për ta lejuar Ukrainën të kryejë sulme thellë brenda Rusisë me armë amerikane me rreze të gjatë, i “hedh zjarr benzinës” në luftë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se vendimi i Bidenit u nxit pothuajse kryekëput nga përfshirja e Koresë së Veriut në këtë luftë.

Në një seancë me dyer të mbyllur në Parlament, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Koresë së Jugut (NIS) tha se Koreja e Veriut ka dërguar në Rusi artileri vetëlëvizëse të llojit 170mm dhe sisteme raketash me shumë tyta të llojit 240mm, sipas deputetit Lee Seong Kweun, i cili mori pjesë në seancë.

Lee u tha gazetarëve se NIS-i vlerësoi se këto armë janë një lloj artilerie që ushtria ruse nuk e përdor zakonisht, prandaj Koreja e Veriut ka gjasa të ketë dërguar personel për t’i mësuar rusët se si t’i përdorin ato dhe të kujdesen për mirëmbajtjen e tyre.

Javën e kaluar, kanale ruse në Telegram dhe postime të tjera në rrjetet sociale publikuan fotografi që duket se shfaqnin artilerinë vetëlëvizëse Koksan 170mm të Koresë së Veriut, duke u transportuar në Rusi përmes rrugës hekurudhore.

Financial Times, duke cituar inteligjencën ukrainase, raportoi të dielën se Koreja e Veriut ka dërguar në javët e fundit rreth 50 armë vetëlëvizëse të llojit 170mm dhe 20 sisteme raketash me shumë tyta të llojit 240mm drejt Rusisë.

Sistemet e artilerisë janë armët më të fundit konvencionale që besohet se Koreja e Veriut i ka dhënë Rusisë, në një kohë kur këto dy vende po e zgjerojnë ndjeshëm bashkëpunimin e tyre ushtarak përballë konfrontimeve të ndara me SHBA-në dhe aleatët e saj.

Muajin e kaluar, NIS-i tha se Koreja e Veriut i ka dërguar më shumë se 13.000 kontejnerët me artileri, raketa dhe armë të tjera konvencionale në Rusi prej gushtit të vitit 2023, për t’i ndihmuar Moskës t’i rimbushë rezervat e saj të pakësuara.

NIS-i tha të mërkurën se në fund të tetorit rreth 11.000 ushtarë koreanoveriorë u zhvendosën në rajonin Kursk të Rusisë – ku trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll pjesë të territorit këtë vit – pasi u stërvitën fillimisht në verilindje të Rusisë.

SHBA-ja, Ukraina dhe vende të tjera kanë vlerësime të ngjashme mbi numrin e ushtarëve koreanoveriorë të Rusi.

Ata thonë se ushtarët koreanoveriorë mbërritën në Rusi në tetor dhe se disa prej tyre janë angazhuar tashmë në luftime në rajonin e Kurskut.

Vëzhguesit thonë se pjesëmarrja e Koresë së Veriut në luftën gati 3-vjeçare rrezikon ta përshkallëzojë konfliktin.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjermania furnizon për herë të parë Ukrainën, i jep 4 mijë dronë
Artikulli tjetër Greqi, sindikatat në grevë, qeveria merr masat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama shkarkon Vlora Hysenin
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 22 Shtator, 2026
Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.