KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal i ri me Gianni Infantinon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Skandal i ri me Gianni Infantinon
AnalizeBotaKorrupsionSocialeSporti

Skandal i ri me Gianni Infantinon

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2026 8:27 am
26 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një skandal i ri rrezikon të zhysë më thellë në telashe presidentin e FIFA, Gianni Infantino. Një hetim i kryer nga e përditshmja britanike ‘The Times’ e akuzon kreun e qeverisë së futbollit botëror se ka përfituar miliona dollarë të padeklaruar nga FIFA përtej pagës bazë dhe bonuseve të parashikuara në kontratën e tij.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, motivi i këtyre pagesave që nuk janë bërë kurrë publike, ishte ai për të bërë një stil luksoze jetese në Miami.

INFANTINO DHE PAGA E DYTË E FSHEHUR

‘The Times’ kujton se që nga 2016, FIFA ka premtuar të publikojë çdo vit pagat e presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm. Por mesa duket Infantino ka pasur dy burime ‘të ndryshme’ të ardhurash; një ishte publik dhe burimi tjetër i padeklaruar. Burimi i parë i të ardhurave nga qeveria e futbollit botëror në Zvicës, është i deklaruar në bilancin financiar vjetor të institucionit, ndërsa pagesa e dytë vinte nga kompania organizatore të Botërorit në SHBA, pa u deklaruar kurrë.

Gjithnjë sipas ‘The Times’, në 2024, sipas raportit vjetor të FIFA, Infantino përfitoi 4 milionë e 274 mijë franga zvicerane, por një deklaratë të ardhurash të prezantuara nga Internal Revenue Service i SHBA, për atë vit, rezultoi se në emër të Infantinos u derdhën edhe 1.76 milionë dollarë të tjerë nga kompania e krijuar për organizimin e botërorit, ‘FwC2026 US Inc’, shifër që nuk u bë kurrë publike.

Një pjesë e kësaj pagesë mësohet se shkoi për të mbuluar shpenzimet e qirasë për një vilë në lungomaren e një prej zonave më ekskluzive te Miami Beach, në Sunset Islands, një kompleks rezidencial i rrethuar dhe i mbikëqyrur i përbëre nga 4 ishuj artificialë. 

E kontaktuar nga ‘The Times’, FIFA nuk e konfirmoi këtë rrethanë, ashtu sikurse nuk dha asnjë shpjegim në lidhje me pagesat e padeklaruara të Infantinos. Në të njëjtën përgjigje, Federata Ndërkombëtare e Futbollit nuk sqaroi se përse shuma të tilla nuk ishin të deklaruara në raportin vjetor. Ndërsa burime, të kontaktuara nga ‘The Times’, bëjnë të ditur se Infantino, shifra të tilla të ngjashme i ka përfituar edhe për vitet 2025 e 2026.

 

Marrë nga The Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ronaldo shënon sërish dhe i afrohet historisë
Artikulli tjetër BKH kontrolle në paraburgimin e Bradasheshit, sekuestrohen telefona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.