KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të shtëna me armë zjarri, pranë Shtëpisë së Bardhë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të shtëna me armë zjarri, pranë Shtëpisë së Bardhë
AnalizeBotaFokusSocialeZhvillim

Të shtëna me armë zjarri, pranë Shtëpisë së Bardhë

Përditësimi i fundit: 25 Maj, 2026 10:08 am
11 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një person i armatosur u vra mbrëmjen e së shtunës pas një shkëmbimi zjarri me agjentët e Shërbimit Sekret amerikan pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

I dyshuari është identifikuar si Nasire Best, 21 vjeç, i njohur më parë nga Shërbimi Sekret dhe me histori të dokumentuar të problemeve të shëndetit mendor. Sipas Shërbimit Sekret, pak para orës 18:00 me orën lokale, i riu nxori një armë nga çanta dhe hapi zjarr.

Agjentët iu kundërpërgjigjën menjëherë, duke e plagosur rëndë autorin, i cili më vonë u shpall i vdekur në spital.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se një kalimtar mbeti i plagosur gjatë incidentit, por nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Burime të afërta me hetimin thanë për CBS, se Nasire Best kishte tentuar të hynte në Shtëpinë e Bardhë në korrik të vitit 2025 dhe ishte arrestuar pranë saj nga agjentët federalë. Pas arrestimit, ai kishte kaluar një periudhë në një institucion psikiatrik.

Sipas të njëjtave burime, 21-vjeçari jetonte në Uashington prej rreth 18 muajsh dhe përdori një revolver gjatë sulmit.

Gjatë incidentit, Presidenti Donald Trump ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë, por nuk ishte i rrezikuar.

Sulmi me armë vuri në rrezik edhe gazetarët, pasi disa prej tyre po raportonin live nga Shtëpia e Bardhë.

Ata u detyruan të kërkonin strehim gjatë transmetimeve live kur shpërthyen të shtënat me armë.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale, gazetari i CBS News, Aaron Navarro, dhe gazetarja e ABC America, Selina Wang, shihen duke u ulur dhe duke vrapuar për tu mbrojtur, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna me armë dhe oficerë sigurie që urdhërojnë njerëzit të largohen nga zona.

Lidhur me sulmin ka reaguar edhe Presidenti Trump.

Me anë të një postimi në Truth Social, Trump falënderoi Shërbimin Sekret dhe forcat e rendit për reagimin e shpejtë dhe profesional ndaj personit të armatosur, për të cilin tha se kishte një histori dhune dhe një “obsesion të mundshëm” me Shtëpinë e Bardhë.

 

Marrë nga CBS News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Integrimi, jo vetëm për të marrë “merita” politike

‘Pazaret’ për detin rikthehen në tryezë?

Biznesi kërkon rregulla, jo falje

Qiratë dhe banesat “në qiell”, mijëra qytetarë spanjollë dalin në rrugë

Po kalonte rrugën për në shkollë, 7-vjeçari përplaset për vdekje, në aksin Elbasan-Librazhd

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpërthim me tritol pranë rrethimit të një kantieri ndërtimi në Kamëz
Artikulli tjetër Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë/ Kurti nis premtimet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 100 raste të dyshuara për dhunë e abuzim seksual, në çerdhe e shkolla në Francë
Analize Bota Fokus Opinion Sociale Zhvillim 25 Maj, 2026
Shqipëria ndan nga buxheti më pak lekë për paga, se Rajoni
Analize Finance Kryesore Rajoni Sociale 25 Maj, 2026
SelfCare sërish nuk punon, bizneset të shqetësuara
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 25 Maj, 2026
Formula 1/ Antonelli bën “poker” në GP të Kanadë
Aktuale Analize Sociale Sporti 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.