KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Të vdekur nga shpërthime në Iran/ Shkaqet të paqarta
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Të vdekur nga shpërthime në Iran/ Shkaqet të paqarta
AnalizeBotaFokusZhvillim

Të vdekur nga shpërthime në Iran/ Shkaqet të paqarta

Përditësimi i fundit: 2 Shkurt, 2026 9:44 am
37 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Protesta të shtypura brutanlisht në vend nga regjimi, kërcënime për sulme nga presidenti i SHBA-së – në një sfond të tillë nga Irani vijnë lajme, se në jug të vendit ka pasur shpërthime. Si pasojë të shtunën (31.01.2026) kanë humbur jetën disa vetë.

Në qytetin port Bandar Abbas, sipas të dhënave të autoriteteve, kanë humbur jetën të paktën një person dhe 14 janë plagosur.

Shpërthimi, sipas të dhënave të zjarrfikësit, është shkaktuar nga një çarje në tubacion gazi. Në ndërtesë ishte akumuluar gaz, që shpërtheu më pas, tha shefi i zjarrëfikësit të zonës në televizionin shtetëror.

Agjencia e lajmeve Tasnim, që është e afërt me gardat iraniane të revolucionit (IRGC), i përgënjeshtroi fjalët që qarkulluan, se kjo ka qenë një përpjekje për sulm e komandantit të marinës IRGC, Aliresa Tangsiri. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA pubikoi një fotografi të fasadës pjesërisht të shkatërruar të ndërtesës me disa kate me apartamente banimi.

Shpërthim gazi në Ahvas

Sipas gazetës “Tehran ⁠Times” nga një shpërthim në qytetin Ahvas në afërsi me kufirin irakian humbën jetën katër vetë. Portali iranian online “Nur News” duke iu referuar shefit të zjarrëfikësit të këtij qyteti, njoftoi, se edhe aty kishte shpërthyer gaz. Shkak ka qenë një çarje tubacioni, njfton gazeta e Teheranit “Hamshahri” duke iu refreuar gjithashtu shefit të zjarrfikësit.

Dëshmitarë okularë njoftojnë gjithashtu për një shpërthim dhe shtëllunga tymi që u ngritën mbi kryeqytetin Teheran. Sipas një përfaqësuesi të autoriteteve një kallamishte kishte marrë zjarr në një lumë, njoftojnë mediat iraniane.

Izraeli hedh poshtë çdo përgjegjësi

Izraeli ka hedhur poshtë çfarëdolloj përgjegjësie lidhur me shpërthimet në Iran. Dy përfaqësues qeveritar i thanë agjencisë së lajmeve Reuter, se vendi i tyre nuk është i përfshirë në këto shpërthime.

Bandar Abbas është porti i dytë i kontenierëve për nga rëndësia në Iran. Ky port ndodhet në ngushticën Hormus, një nga rrugët më të rëndësishme detare ndërmjet Iranit dhe Omanit prej nga kalon rreth një e pesta e transporteve detare mbarëbotërore të naftës.

Në prill të vitit të kaluar në këtë port ndodhi po ashtu një shpërthim i rëndë, ku si pasojë humbën jetën disa vetë dhe u plagosën mbi 1000 të tjerë. Një komision hetimor bëri atëherë përgjegjës për fatkeqësinë mangësitë në masat e sigurisë.

Kërcënime reciproke

Së shpejti fillon një stërvitje triditore e marinës së gardave të revolucionit iranian në Gjirin Persik, ku do të marrin pjesë edhe Kina dhe Rusia. Sfondi i stërvitjes ka të bëjë me rritjen e tensioneve ushtarake. Presidenti i SHBA-së Donald Trumpka vendosur një flotë me aeroplanmbajtëse në rajon. Një “Armada” është në rrugë drejt Iranit, deklaroi Trump të enjten (29.01.2026).

Sipas të dhënave nga qarqet e brendshme Trump po shqyrton sulmet ndaj aparatit iranian të sigurisë, Republikani në mënyrë të përsëritur e ka kërcënuar Teheranin, se do të ndërhyjë në vend, pasi forcat e rendit kanë vepruar brutalisht ndaj protestuesve.

Presidenti i Iranit Massud Peseschkian akuzoi SHBA-në, Izraelin dhe Europën këtë të shtunë (31.01.2026), se po shfrytëzojnë problemet ekonomike të vendit, për të nxitur trazira. Shefi i ushtrisë Amir Hatami paralajmëroi SHBA-në në rast të një “gabimi, me të cilin mund të kërcënojë sigurinë e vet”. Pas kërcënimeve për sulm nga Trump Irani i ka vendosur forcat e armatosura në gatishmëri të lartë.

 

Marrë nga DPA.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shatërvani i Trevit” nuk do të jetë më falas, bashkia e Romës vendos biletë 2 euro

Dosjet Epstein/ Pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

Grammy 2026 shënon rekorde

A është Trumpi më popullor nga sa thonë sondazhet?

Bisedimet tripalëshe të paqes për Ukrainën u shtynë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë:Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar
Artikulli tjetër Bisedimet tripalëshe të paqes për Ukrainën u shtynë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë:Votat u rinumëruan, besueshmëria e procesit e dëmtuar
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 2 Shkurt, 2026
Situata në frontin e luftës: “Ukraina nuk po humb, Rusia nuk po fiton”
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion 2 Shkurt, 2026
Kristjan Asllani mbërriti në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktashit
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Janar, 2026
Moska regjistron reshjet më të dendura të borës, në më shumë se 200 vjet
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 30 Janar, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.