Tani që Donald Trump ka shpallur fitoren në këto zgjedhje presidenciale, disa liderë botërorë kanë nisur ta urojnë.
“Urime për rikthimin më të madh të historisë! Rikthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës”, thotë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Ai shton: “Kjo është një fitore e madhe!”
Ndërsa kryeministri Edi Rama shprehe: ‘ Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm’.
Edhe Vuçiç përcolli urimin e tij.
Trump ka shpallur fitoren – por ai nuk ka arritur ende numrin e kërkuar të votave të kolegjit elektoral. Deri tani Trump ka marrë 266 vota elektorale nga 270 që duhen ndërsa Kamala Harris ka 219 vota elektorale.