KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina i kërkon Brazilit, të arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ukraina i kërkon Brazilit, të arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës
AktualeBota

Ukraina i kërkon Brazilit, të arrestojë Putinin, nëse ai merr pjesë në samitin e G20-ës

Përditësimi i fundit: 14 Tetor, 2024 4:41 pm
119 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kryeprokurori i Ukrainës ka thënë të hënën se ka informacion se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil muajin e ardhshëm, prandaj u bëri thirrje autoriteteve atje ta arrestojnë atë nëse shfaqet.

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) në Hagë lëshoi fletarrestim për Putinin në mars 2023, rreth një vit pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke e akuzuar atë se ka kryer krime lufte duke dëbuar fëmijë.

Rusia i mohon akuzat për krime lufte dhe Kremlini e ka hedhur poshtë fletarrestimin e ICC-së si “të pavlefshëm”.

I pyetur nëse Putini ka vendosur të marrë pjesë në takimin e 20 ekonomive më të mëdha të botës, zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarë të hënën: “Jo. Do t’ju njoftojmë kur ta kemi një vendim”.

Prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha për Reuters se “është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të jetë e bashkuar dhe ta mbajë përgjegjës Putinin”.

“Për shkak të informatave që Putini mund të marrë pjesë në samitin e G20-ës në Brazil, dua ta përsëris se autoritetet braziliane janë të detyruara, si shtet anëtar i Statutit të Romës, ta arrestojnë atë, nëse ai ka guxim të vijë”, tha Kostin, duke iu referuar traktatit që e themeloi GJNP-në.

“Shpresoj vërtet se Brazili do ta arrestojë atë, duke e ritheksuar statusin e vet si demokraci dhe si një shtet që qeveriset mbi sundimin e ligjit”, tha ai.

Dështimi për ta bërë këtë rrezikon ta vendosë një precedent, sipas të cilit, liderët e akuzuar për krime mund të udhëtojnë pa u ndëshkuar.

Brazili ia dërgoi Putinit një ftesë standarde për samitin e 18-19 nëntorit në Rio de Zhaniero, por nuk ka pranuar ndonjë shenjë se ai ka ndër mend të marrë pjesë, sipas dy zyrtarëve të Qeverisë braziliane.

Pavarësisht fletarrestimit të GJNP-së, Putini ishte në një vizitë shtetërore në Mongoli në shtator. Ukraina e kritikoi dështimin e saj për ta arrestuar Putinin si goditje ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, megjithatë, Putini nuk ishte i pranishëm në takimin e vendeve të BRICS-ut në Afrikën e Jugut, duke marrë pjesë online.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

I ngatërruan emrin me biznesmenin e arrestuar të pronave, qytetari ankohet

A është NATO gati për luftë? Ukraina thotë ‘jo’

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Seancë e jashtëzakonshme për ushtarët në Kosovë, opozita kundër Kurtit
Artikulli tjetër Tre javë para zgjedhjeve, Trump parakalon Harris në sondazhe

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.