KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukrainë: Zgjedhje pavarësisht luftës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ukrainë: Zgjedhje pavarësisht luftës?
AktualeAnalizeBotaFokusZhvillim

Ukrainë: Zgjedhje pavarësisht luftës?

Përditësimi i fundit: 3 Prill, 2025 8:34 am
203 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në korrik në Ukrainë mund të ketë zgjedhje – pak pas një shfuqizimi të ligjit të luftës, gjë që Uashingtoni do ta arrijë deri më 20 prill. Këtë e njoftoi së fundi gazeta e përjavshme “The Economist” duke iu referuar burimeve. Sipas këtyre njoftimeve presidenti Volodymyr Zelenskyj, i cili verën e vitit 2019 u zgjodh për pesë vjet, do të kandidojë për një mandat të dytë. Ai “javën e kaluar”  ngarkoi ekipin e tij, që pas fillimit të armëpushimit të organizojnë zgjedhjet.

Ende nuk ka përgatitje për zgjedhje

Në Ukrainë ndërkohë nuk ka përgatitje për zgjedhje, sikurse bëri të qartë në më 31 mars në median ukrainase “Suspilne” Davyd Arachamija, kryetar i grupit parlamentar të partisë në pushtet “Shërbetor të popullit”. “Të gjitha partitë dhe grupet parlamentare janë të një mendimi, se zgjedhje mund të ketë gjashtë muaj pas shfuqizimit të ligjit të luftës,” tha deputeti.

Në fund të shkurtit parlamenti ukrainas miratoi një deklaratë “për mbështetjen e demokracisë në kushtet e agresionit të Rusisë“. Me këtë deklaratë forcohet Zelenskyj dhe hidhet pposhtë akuza e presidentit rus Vladimir Putin, se Zelenskyj nuk është president legjitim. Deklarata siguron, që zgjedhjet presidenciale mund të zhvillohen, “sapo të garantohet një paqe në shkallë të gjerë, e drejtë dhe e qendrueshme”.

Si SHBA edhe Rusia në mënyrë të përsëritur kërkojnë zgjedhje në Ukrainë. Madje prresidenti i SHBA-së Donald Trump në shkurt e cilësoi Zelensyjn si “diktator pa zgjedhje”. Ndërkohë që në Ukrainë zgjedhjet ndalohen në kohën që është në fuqi ligji i luftës.

Cilat janë problemet?

Edhe pse shumë ukrainas janë ambjentuar me sulmet e përditshme të artilerisë, eventet e mëdha elektorale, debatet apo takimet ndërmjet kandidatëve dhe zgjedhësve në kushtet aktuale janë mjaft të rrezikshme. Për këtë arsye Kievi në të gjitha bisedimet kërkon garanci sigurie. Nëse armëpushimi vlen përkohësisht në front, duhet të garantohet edhe që qendrat e votimit të mos shndërrohen në objektiva të sulmeve nga ajri dhe sulmeve terroriste. Që një gjë e tillë mund të ndodhë, kjo nuk përjashtohet, thorë Olha Ajvasovska, drejtuese e rrjetit “Opora”, që vëzhgon zgjedhjet në Ukrainë.

A mund të regjistrohen të gjithë zgjedhësit?

Në ditën e parë të invazionit rus Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bllokoi aksesin në listat zgjedhore, për të mbrojtur veten dhe të dhënat e zgjedhësve. Në atë kohë ishin të regjistruar rreth 34,7 milionë votues.

Në dhjetor 2023 KQZ rifilloi punën në databazën e vet. Ndërkohë ky komision po merret me aktualizimin e adresave të qendrave të votimit, sepse Ukraina në valën e dekomunizimit dhe derusizimit u ka ndryshuar emrat shumë rrugëve dhe shesheve. Po ashtu janë duke u regjistruar edhe dëmet e luftës. Deri më 2024 vetëm në territorin shtetëror të kontrolluar nga Kievi janë dëmtuar  nga luftimet 7500 qendra votimi.

Në listat e zgjedhësve votuesit janë të regjistruar me adresat e tyre. Me fillimin e invazionit rus më 2024, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) u katërfishua numri i refugjatëve brenda vendit në mbi 3,6 milionë. Shumë prej tyre nuk janë regjistruar në vendbanimin e ri ose e kanë bërë këtë me vonesë, konstatojnë ekspertët e think-tank të Kievit Qendra Rasumkov. “Problemi është se adresat e zgjedhësve nuk janë as aktuale dhe as të sakta”, thuhet në studim.

Krahas refugjatëve brenda vendit janë edhe refugjatët jashtë vendit, sipas të dhënave të IOM deri në fund të vitit 2024 janë llogaritur rreth gjashtë milionë. Për të marrë pjesë në zgjedhje ata duhet të regjistrohen në konsullata. Por shumica nuk e bëjnë këtë, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme në Kiev. Edhe votimi i refugjatëve të regjistruar jashtë vendit do të ishte problematik.

Paqartësitë e armëpushimit dhe reformimi i ligjit elektoral

Kryetari i KQZ-së, Oleh Didenko, i tha gazetës “Ukrajinska Pravda”, se përgatitjet për zgjedhje pas fundit të luftës do të kërkojnë kohë më shumë nga sa e parashikon ligji aktual. Procedurat përkatëse duhet të përshtaten me pasojat e luftës.

Në një sondazh të Qendrës Rasumkov konstatohet, se 47 përqind e ukrainasve jashtë vendit duan që të kenë mundësinë të votojnë për qeverinë në vendin e tyre, ndërsa rreth 36 përqind janë kundër. Por me gjasë tek shumë ukrainas jashtë vendit po humbet interesi për jetën politike në atdheun e tyre.

Lidhur me një datë për zgjedhjet me gjasë do të vendosin pjesëmarrësit në bisedimet për paqen. Gjithashtu Ukraina zgjedhjet duhet t’i rakordojë me partnerët e saj, sepse asaj i mungojnë paratë për financimin e tyre. Ka shumë aspekte të armëpushimit të ardhshëm që nuk mund të parashikohen tani e si rrjedhojë as zgjedhjet nuk mund të parashikohen. Ka edhe të tjera sfida, sepse parlamenti duhet ta reformojë tani ligjin elektoral, në mënyrë që ai të jetë konform kushteve, mendojnë ekspertët.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë

Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri

Rama nuk tërhiqet, protestat në Shqipëri hyjnë në javën e dytë

La Repubblica: Edi Rama gjithnjë e më i izoluar politikisht!

Revolta shqiptare: Tre skenarët e mundshëm dhe pse faktori ndërkombëtar është vendimtar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tarifat doganore të SHBA-ve, frikë nga një luftë tregtare
Artikulli tjetër Ndërron jetë ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermania nis kursimin për pension që në fëmijëri
Analize Bota Finance Sociale Te Tjera Zhvillim 19 Tetor, 2026
Letër Marta Kos-it për protestat në Shqipëri
Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
Presionet ekonomike që qëndrojnë pas protestave në Europë
Aktuale Analize Bota Ekonomi Fokus Sociale 19 Tetor, 2026
Bankat me orare të reja – Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.