Pjesëtarët e njësive speciale të ushtrisë ukrainase kanë vendosur në mënyrë unike të dërgojnë një mesazh urimi për Krishtlindje me një video që u postua në YouTube.
“Të dashur ukrainas, rekrutët e SSO ju urojnë Krishtlindjet. Kjo festë kujton forcën dhe besimin, unitetin dhe shpirtin e pathyeshëm ukrainas”, shkruhet në postim.
“Qëndrojmë këtu të mbrojmë paqen tuaj në mënyrë që të mund ta kaloni këtë ditë me familjet e juaja – duke i mbushur shtëpitë me ngrohtësi dhe kënaqësi. Jemi me ju në çdo lutje për ushtarët tanë – e ndiejmë këtë tek çdo pjesëtar i forcave mbrojtëse.
Në një pjesë të videos shihet një rekrut që i ofron bashkëluftëtarit një flaut, të cilën thotë se ia kishte dhënë një vajzë gjatë evakuimit të një vendbanimi.
Duke ditur se ai kishte qenë muzikant para luftës, vendos t’ia japë dhe i kërkon të luajë diçka.