KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vjena humb vendin e parë, për cilësinë më të lartë të jetesës në botë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vjena humb vendin e parë, për cilësinë më të lartë të jetesës në botë
AnalizeBotaSocialeTe Tjera

Vjena humb vendin e parë, për cilësinë më të lartë të jetesës në botë

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2025 2:01 pm
438 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Për të dytin vit radhazi, kushtet e jetesës në qytetet e botës nuk kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm, sipas Indeksit të Jetesës 2025, publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU). Indeksi, i cili mat cilësinë e jetesës në 173 qytete, bazohet në pesë kategori kryesore: kujdesin shëndetësor, kulturën dhe mjedisin, arsimin, infrastrukturën dhe stabilitetin politik e social.

Sipas raportit, edhe pse në shumicën e kategorive ka pasur ruajtje të pozicionit apo përmirësime të lehta, rënia e pikëve në stabilitet ka ndikuar ndjeshëm në vlerësimin e përgjithshëm të shumë qyteteve.

Vjena humb vendin e parë, Kopenhagen ngjitet në krye

Për tri vite radhazi (2022–2024), Vjena kishte mbajtur pozicionin e qytetit më të jetueshëm në botë. Por këtë vit, ajo ka rënë në vendin e dytë, pas Kopenhagenit, pasi ka humbur pikë në kategorinë e stabilitetit. Shkak janë bërë dy incidente të tentuara terroriste, një ndaj një koncerti të Taylor Swift dhe një tjetër pranë një stacioni treni, të cilat ndikuan negativisht në vlerësimin e rrezikut të dhunës, trazirave dhe terrorizmit.

Kopenhagen, e cila ka arritur rezultat perfekt në kategorinë e stabilitetit, kryeson tashmë renditjen. Pas tij radhiten Vjena dhe Zyrihu, ndërsa Melbourne dhe Gjeneva përmbyllin listën me 5 vendet e para.

Qytetet e mëdha të botës, më poshtë në renditje

Ndërsa qytetet më të mëdha vijojnë të qëndrojnë më poshtë në renditje, vetëm tre qytete me mbi 6 milionë banorë gjenden në top 20. Londra është renditur në vendin e 54-të, ndërsa New York-u në vendin e 69-të, të penalizuara nga niveli i lartë i kriminalitetit, kërcënimi terrorist dhe trafiku i rënduar. Tokio, megjithë madhësinë e tij, mban vendin e 13-të.

Në fundin e tabelës, Damasku vazhdon të mbetet qyteti me kushtet më të vështira të jetesës. Megjithatë, rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në dhjetor dhe heqja e sanksioneve amerikane ndaj Sirisë, pritet të përmirësojnë situatën në edicionin e ardhshëm të indeksit. Kievi ruan ende një pozicion në dhjetëshen e fundit për të tretin vit radhazi, ndërsa Teherani, i goditur së fundmi nga bombardime izraelite, mendohet se do të mbetet në të njëjtën zonë problematike të indeksit.

Kanadaja bie, Arabia Saudite ngjitet

Ndër lëvizjet më të mëdha në indeks spikat Calgary, që ka rënë nga vendi i pestë në të tetëmbëdhjetin, së bashku me rënie edhe për dy qytete të tjera kanadeze. Sipas raportit, kjo pasqyron problemet në sektorin shëndetësor me listat e gjata të pritjes dhe mungesën e strehimit të përballueshëm, sfida me të cilat pritet të përballet edhe Kryeministri i ri i Kanadasë, Mark Carney.

Në krahun tjetër, Al Khobar në Arabinë Saudite ka shënuar përmirësimin më të madh këtë vit, duke u ngjitur me 13 vende, falë reformave ekonomike të programit “Vision 2030” që synon diversifikimin e ekonomisë larg naftës.

Europa Perëndimore dominon, por tensionet rriten

Në rajonin e Evropës Perëndimore, nga 30 qytete të vlerësuara, vetëm Athina nuk arrin të klasifikohet në grupin e qyteteve me rezultat mbi 80 pikë. Amerika e Veriut vijon të ketë rezultate të larta, ndërsa Azia paraqet diferenca të mëdha mes rajoneve: qytetet e Azisë Lindore dhe Australasë dominuan top 20-shen, ndërsa qytetet e Azisë Jugore vazhdojnë të qëndrojnë në fund të tabelës për shkak të ndotjes së lartë dhe temperaturave ekstreme.

Marrë nga The Economist

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

Fatura ‘e kripur’ e shpenzimeve të Kuvendit më 2026-ën

Kush fshihet pas Shkëlzen Betaj, ish nr.2 i Hipotekës, që do financojë 5 kulla

Çfarë po e pengon turizmin, protestat apo prishja e ekuilibrit të natyrës

Qeveria hungareze vë zyrtarisht nën hetim pronarin e One Albania

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shorti i Conference League
Artikulli tjetër Mbi 170 milion dollarë taksa makinash të papaguara

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Në 1 javë, humbën jetën 16 mijë njerëz nga i nxehti në Europë
Aktuale Analize Bota Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
PD kritika për dy ngjarjet e rendit në Sarandë dhe Elbasan
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 16 Gusht, 2026
Zjarr me 6 të plagosur në një hotel në Vlorë/ Shkak shkëndija elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.