KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhje amerikane, ‘Rusia, Irani dhe Kina duan të shkaktojnë kaos’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Zgjedhje amerikane, ‘Rusia, Irani dhe Kina duan të shkaktojnë kaos’
BotaOpinion

Zgjedhje amerikane, ‘Rusia, Irani dhe Kina duan të shkaktojnë kaos’

Përditësimi i fundit: 3 Nëntor, 2024 7:30 am
110 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara do të përcaktojnë të martën se kush do ta udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jeff Seldin, zyrtarët e sigurisë dhe të zbulimit paralajmërojnë se votuesit po përballen me një mjedis zgjedhor ku është shtuar dinamika e kërcënimeve që vijnë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë vendit.

Djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon ishte një zhvillim tronditës për zyrtarët e zgjedhjeve ndërsa në disa shtete vazhdon votimi i hershëm.

“Policia zbuloi se një mjet ndezës në kutinë e votimeve kishte shkaktuar zjarrin”, tha zëdhënësi i byrosë së policisë së Portlandit, Mike Benner.

Zyrtarët e sigurisë kibernetike thonë se sistemi është i sigurt.

“Pavarësisht nga fakti se mjedisi i kërcënimit nuk ka qenë kurrë më kompleks, infrastruktura zgjedhore nuk ka qenë kurrë më e sigurt dhe punonjësit e sigurisë kibernetike zgjedhore nuk kanë qene kurrë më të përgatitur”, thotë Jen Easterly, drejtoreshë e Agjencisë amerikane për Sigurinë dhe Infrastrukturën Kibernetike.

Që nga janari i vitit të kaluar, zyrtarët federalë, shtetërorë dhe lokalë kanë zhvilluar më shumë se 1300 vlerësime të sigurisë fizike, përveç provave të shumta për t’u përgatitur për pothuajse çdo rast.

“Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve po mësojnë nga problemet e së kaluarës. Trajnimi i organeve të rendit, zyrtarëve të sigurisë dhe të tjerë, do të ndihmojë në uljen e çdo mundësie për dhunë”, thotë Andrew Borene, drejtor ekzekutiv për sigurinë globale në firmën Flashpoint.

Por agjencitë amerikane të zbulimit thonë se kërcënimet vazhdojnë. Zyrtarët amerikanë thonë se kërcënimet e jashtme vijnë nga tre vende kryesore, Rusia, Irani dhe Kina.

Ata thonë se Rusia po përpiqet të ndikojë në rikthimin e ish Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. Irani po përpiqet ta dëmtojë zotin Trump dhe ta ndihmojë Nënpresidenten Kamala Harris, duke e parë atë si një kërcënim më të vogël.

Zbulimi amerikan thotë se Kina është më e përqendruar tek garat për Kongres. Kompania Microsoft ka konfirmuar se hakerët kinezë kanë vënë në shënjestër vazhdimisht ligjvënësit republikanë që kanë qenë kritik ndaj Pekinit.

Përpjekje të tjera synojnë të krijojnë kaos.

Një vlerësim i deklasifikuar i zbulimit amerikan paralajmëron se Rusia ka plane për të nxitur dhunë dhe se edhe Irani mund të bëjë përpjekje të tilla.

Rusia, Irani dhe Kina i kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Nga ana tjetër, Uashingtoni thotë se ka prova. Videot e manipuluara të postuara në mediat sociale, ku gjoja shihen votat e grisura në Pensilvani dhe emigrantët që pretendojnë se votojnë disa herë në Xhorxhia, janë vepër e ndikimit rus. Videot kanë bërë bujë. Por nuk dihet nëse po ndryshojnë mendjen e votuesve.

“Do të thoja se suksesi është mjaft i vogël. Nuk kemi vënë re që këto video apo përmbajtje të kalojnë përtej mediave sociale ose rrjetit Telegram”, thotë Brian Liston me Grupin “Recorded Future’s Insikt”

Për momentin, zyrtarët amerikanë të zgjedhjeve dhe sigurisë po u kërkojnë votuesve që të mos bien pre e keqinformimit dhe dezinformimit, duke u përpjekur që t’i sigurojnë ata se mund t’i besojnë procesit zgjedhor dhe rezultateve.

 

Marrë nga VOA (Zëri  Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Kosova rrezikon 166 milion euro nga fondet e BE-së për planin e rritjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Saakashvili: Vetëm njerëzit në shesh mund ta shpëtojë Gjeorgjinë
Artikulli tjetër Becchetti përlan 130 milionë euro të Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend
Aktuale Analize Kryesore Politike 6 Shtator, 2026
Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.