KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Tiranë, kosto e transportit është 13%-83.4% më shtrenjtë sesa në Prishtinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në Tiranë, kosto e transportit është 13%-83.4% më shtrenjtë sesa në Prishtinë
AnalizeFinanceKryesoreZhvillim

Në Tiranë, kosto e transportit është 13%-83.4% më shtrenjtë sesa në Prishtinë

Përditësimi i fundit: 17 Mars, 2025 11:57 am
390 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Transporti në Tiranë kushton ndjeshëm më shtrenjtë sesa në  Prishtinë. Jo vetëm kaq, por edhe blerja e një makine të re është shumë më shtrenjtë në Shqipëri sesa në Kosovë.

Sipas të dhënave të Numbeo, krahasuar nga Ekofin.al, kostoja e transportit varion nga 13 deri në 83.4 % më e lartë se në Prishtinë, në varësi të mjetit të transportit.

Vetëm bileta e urbanit në Prishtinë kushton 24.3% më shumë se në Tiranë, me 49.70 lekë (ose 0.50 cent), ndërkohë që të gjitha format e tjera të transportit janë më shtrenjtë në Tiranë sesa në kryeqytetin e Kosovës.

Aboneja e përgjithshme kushton 13% më pak me çmim 1,391 lekë ose 14 euro, ndërkohë që në Tiranë ajo kushton 1,600 lekë ose 16.10 euro. Nga shkurti i vitit 2024, urbanët në Prishtinë ofrojnë edhe WI-FI falas.

Tirana ka ndjeshëm edhe shërbimin taksi më të shtrenjtë, duke filluar nga 300 lekë tarifa normale për 1 km, rreth 33.7% më shumë se Prishtina, ku tarifa normale kushton 198 lekë ose (2 euro). Gjithashtu, taksia në dispozicion për një orë u kushton shqiptarëve 1,400 lekë ose 64.5% më shumë se kosovarëve të cilët paguajnë 497 lekë.

Po kështu edhe çmimi i naftës për litër në Tiranë është 28.7% më shtrenjtë se në Prishtinë. Në Tiranë 1 litër naftë kushton mesatarisht 184.76 lekë, ndërkohë në Prishtinë 131.76 lekë.

Nëse do të krahasonim edhe çmimin e shitjes së makinave të reja, si p.sh. Volkwagen Golf 1.4, 90 KW Trendline (ose një makinë e re e barazvleshme me të), në Tiranë ajo blihet për 34,203.74 euro, ndërkohë në Prishtinë ajo kushton 20,000 Euro ose 41.5% më lirë.

Modeli Toyota Corolla Sedan 1.6I, 97 kW Comfort (ose një makinë e re e barazvlefshme me të) në Tiranë kushton 30,842.13 euro, ndërkohë në Prishtinë 22,500 euro ose 27% më pak.

Sipas shifrave, distanca mesatare në përdorimin e makinës për të mbërritur në punë ose në shkollë në Prishtinë është 5.4 km, ndërsa në Tiranë është 14.25 km, ndërsa koha mesatare e shpenzuar në makinë është 15.60 minuta në Prishtinë dhe 25 minuta në Tiranë.

Në Prishtinë, koha mesatare në autobus drejt punës ose shkollës është 15.25 minuta, ndërkohë në Tiranë është 35 minuta dhe nëse do të llogariteshin edhe koha e ecjes, në Tiranë mesatarisht nevojiten 57.70 minuta.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Quo Vadis, Shqipëri?

Rinia e ka vrarë frikën, nuk i druhet regjimit autokratik të Ramës

Tensione gjatë protestës në Kurbin, i vihet zjarri Bashkisë

Falimenti i Besa Agro Invest lë një mal me borxhe

Banka e Shqipërisë: Depozitat janë të sigurta, pavarësisht dëmtimeve gjatë protestave

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Energjia “mban në këmbë” eksportet edhe për shkurtin, bien importet
Artikulli tjetër JD Vance: Evropa rrezikon “vetëvrasjen e qytetërimit” pa kontrollin kufitar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 19 Tetor, 2026
Deputetja Marjana Koçeku letër ambasadave: Protestuesit janë marrë me forcë nga civilë
Aktuale Fokus Koment Kryesore Opinion Politike 19 Tetor, 2026
Krimi i rëndë në Kamëz me dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Pretendimet që shoqërojnë protestat në Shqipëri
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Politike Sociale 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.