KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projektbuxheti 2025, ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projektbuxheti 2025, ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë
AnalizeFinanceKryesore

Projektbuxheti 2025, ulen shpenzimet për mbrojtjen sociale dhe shëndetësinë

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2024 9:36 am
200 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fondet që financojnë programet dhe funksionet e qeverisë nga buxheti vit pas vit vijnë në rritje në vlera nominale, por disa funksionime marrin më pak ose më shumë fonde në raport me totalin e shpenzimeve që planifikohen të kryhen gjatë një viti.

Një tabelë që shoqëron projektbuxhetin 2025 tregon se funksionet e mbrojtjes sociale që zakonisht janë pagesat e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe papunësinë vitin që vjen do të zënë 27.8 % të shpenzimeve totale buxhetore nga 29.3 për qind që pritet të zënë këtë vit. (shiko grafikun e mëposhtëm). Shpenzimet për shëndetësinë do të zënë 9.2 % të shpenzimeve totale nga 9.4 për qind në buxhetin fillestar 2024.

Gjithashtu shërbimet e përgjithshme publike marrin 6.9 për qind të totalit të shpenzimeve nga 7.5 % këtë vit. Funksioni më rritjen më të madhe të financimit në raport me madhësinë e buxhetit 2025 janë “Çështjet ekonomike që më 2025 marrin 9.6% të shpenzimeve totale nga 7.9% që pritet të jenë këtë vit.

Fondet për funksionet e “Strehimi dhe komoditetet ndaj komunitetit” do të zënë 4.4 % të shpenzimeve totale me 2025 nga 4 % që zënë këtë vit. Financimi i mbrojtjes që përfaqëson shpenzimet për ushtrinë do të financohem me 4.5 për qind të shpenzimeve totale, në të njëjtat nivele si më 2024.

Shpenzimet për rendin dhe sigurinë vijnë me rritje. Ato do të zënë 6% të shpenzimeve të përgjithshme publike vitin që vjen nga 5.6% këtë vit. Kapaciteti financiar i qeverisë në buxhetin e shtetit është rritur konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, por përfitimet nuk po shpërndahen në mënyrë të drejtë me qytetarët për shërbime më të mira arsimore, shëndetësorë dhe të ardhura për shtresat në nevojë.

Vitin që vjen shpenzimet buxhetore planifikohen 823 miliardë lekë (8,2 mld euro) vlerë kjo 87 për qind më e lartë se në vitin 2014 ku kapaciteti për të shpenzuar ishte 438 miliardë lekë (3,5 mld euro) më kursin e atëhershëm të këmbimit. Të përllogaritura në euro buxheti publik u rrit shumë se dy herë, por në anën tjetër sektorët e arsimit të shëndetësisë dhe skema e pensioneve po përfitojnë gjithnjë e më pak nga rritja e të ardhurave.

Buxheti i shtetit përveçse në është rritur në vlerë po lehtësohet nga borxhi publik dhe subvencioni i skemës së pensioneve. 2024-a ishte viti i tretë radhazi ku borxhi publik përveçse ka pësuar ulje në raport me PBB-së shënoi rënie edhe në vlerë. Subvencioni për skemën publike është gjithashtu në rënie si në vlerë edhe në raport me PBB-në me 2025 në raport me 6 vite me parë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërthen çështja Xhaka, rrezikon burgun dhe Zvicra e lë jashtë Kombëtares

Turqia fiton mbi 1 miliardë € çdo vit, nga shitjet e serialeve nëpër 170 vende

Bllokohet Superstrada Tiranë-Durrës

Nga qumështi, te betoni/Arben Ndreka hyn në biznesin e ndërtimit, në Borsh

Eurodeputetja Isabel Wiseler Lim shpreh shqetësimin për mosheqjen e imunitetit të Ballukut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vriten dy pjesëtarë të një grupi kriminal në Podgoricë
Artikulli tjetër Cilat ishin reagimet e Kinës, Rusisë, Iranit për triumfin e Trump-it?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Singapori po i paguan qytetarët për të lexuar
Aktuale Bota Kulture Sociale Te Tjera 21 Shtator, 2026
Ambasadorja e BE-së në Tiranë: Kuvendi i Shqipërisë të mos miratojë ligje pa konsultim
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Shtator, 2026
Kosovë/ PDK kërkon ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike Rajoni 21 Shtator, 2026
Kapet veliera me mbi 2 ton kokainë në Atlantik/ 4 persona në pranga, mes tyre edhe një shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.