KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Carlo Bollino: Urrejtja e Rithemelimit ndot edhe lirinë e shprehjes në studiot televizive
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Carlo Bollino: Urrejtja e Rithemelimit ndot edhe lirinë e shprehjes në studiot televizive
Editorial

Carlo Bollino: Urrejtja e Rithemelimit ndot edhe lirinë e shprehjes në studiot televizive

Përditësimi i fundit: 19 Qershor, 2024 10:05 am
142 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Kultura berishiane e urrejtjes, e agresivitetit dhe e shpifjeve, pas infektimit të grupit të tij politik dhe pushtimit të sallës së Kuvendit, tani ka ndotur edhe studiot televizive të debateve politike. Përfaqësuesit e Rithemelimit që i frekuentojnë, janë shndërruar në një çetë kamikazesh, të gatshëm për të sulmuar këdo që guxon t’i kundërshtojë ose, akoma më keq, të kritikojë Sali Berishën. Një dhunë verbale që njëherë e një kohë i përkiste vetëm disa ekstremistëve “alla Noka”, por që tashmë ka infektuar edhe figura dikur të moderuara.

Sapo ndizen telekamerat (qofshin në studio televizive, në parlament apo gjatë një proteste) shpërthen dhe agresiviteti i tyre plot helm dhe gënjeshtra që nuk tregojnë respekt për askënd, aq më pak për të vërtetën. Janë spektakle të një lufte brutale të interpretuara me një zell total që duket se kanë si qëllim kryesor që t’i bien në sy e të pëlqehen nga nxitësi i tyre, Saliu, të cilit i dëshmojnë në këtë mënyrë besnikërinë e tyre. E dinë mirë që Saliu e dashuron këtë gjuhë dhe këtë agresivitet dhe se, nga doza e këtyre përbërësve që përdorin, do të varet edhe pozicionimi i tyre në listën e zgjedhjeve të ardhshme (nëse Berisha do ta ketë ligjërisht një parti). Kur telekamerat fiken, kamikazet rikthehen në vetvete duke rifituar në pushimet e spektaklit, një normalitet në dukje. Tamam si gjysëmbisha Doktor Jekyl dhe Mister Hide.

Ana më e tmerrshme e këtij transformimi është se çeta e Rithemelimit beson me të vërtetë, ashtu si dhe kapoja, se duke treguar anën e egër të tyre, do të mund të fitojnë mbështetje, e ndoshta edhe të fitojnë zgjedhjet. Në të vërtetë, kjo strategji që aplikohet nga ata prej disa vitesh, por që pas arrestimit të Berishës po tregon një përshkallëzim drastik, e ka vërtetuar me fakte padobishmërinë totale. Gjuha e dhunshme, shpifjet dhe linçimi i kundërshtarëve (pa folur pastaj për akte dhe veprime ekstreme si djegia e mandateve, bombat molotov kundër institucioneve apo bojkotimi i parlamentit dhe i zgjedhjeve) kanë lodhur tashmë edhe militantët dhe nuk e kanë bindur kurrë elektoratin gri nga vota e të cilit varet ndryshimi i pushtetit. Prova nuk gjendet vetëm në humbjet e pësuara në të gjitha zgjedhjet e bëra deri më tani, por në numrin e papërfillshëm të pjesëmarrësve në protestat e tyre. Thirrjeve të bëra nga Rithemelimi iu përgjigjen me vështirësi vetëm 200-300 besnikë të armatosur me vezë, shishe me flakë dhe goma makinash gati për t’i djegur duke trasformuar protestat e tyre në parada policësh e zjarrëfikësish në vend të revoltave popullore. Duken si demonstrimet e një shoqate të vogël të shoqërisë civile më shumë se protestat e një force politike që pretendon të përmbysë qeverinë dhe të udhëheqë vendin.

Si çdo minorancë, edhe Rithemelimi bën mirë që ngre zërin edhe pse ulërimat pa një lidership të ri e të besueshëm, mbeten vetëm ulërima dhe kaq. E megjithatë e drejta e tyre për të protestuar nuk përfshin edhe të drejtën për të penguar të tjerët të flasin! Agresiviteti dhe arroganca e tyre kundër zërit të të tjerëve, manifestohet kryesisht në studiot televizive kur nuk kanë përballë vetëm politikanë të tjerë, por edhe gazetarë, avokatë, ekspertë apo eksponentë të shoqërisë civile. Mjafton të thuash një opinion apo të tregosh një fakt që kundërshton linjën e tyre (që në të vërtetë është linja e kapos) dhe njerëzit e Rithemelimit hidhen në sulm si qen roje! Ofendojnë, sulmojnë dhe linçojnë këdo pa skrupuj të vërtete.

Teknika më e fundit e shpifjes është paraqitja e dhjetëra kallzimeve në SPAK shpeshherë pa asnjë bazë (deri edhe kundër gazetarëve, avokatëve, sipërmarrësve apo qytetarë të tjerë normalë që sipas ligjit nuk janë subjekt i SPAK) për të përdorur pastaj ato kallëzime si armë nëpër studiot televizive për të goditur viktimën e radhës. Në bazë të pjesëmarrësve të paneleve, anëtarët e çetës shpërndahen nëpër studio duke marrë me vete kallëzimin përkatës që pastaj e shpalosin për të goditur në transmetim Live. Sikur kallëzimi të ishte një provë fajësie, kur në të vërtetë është vetëm akuza e shkruar prej tyre që duhet të vërtetohet ende nga një prokuror dhe vlerësohet nga dy gjykata. Pra kallëzimi nuk ka asnjë vlerë dhe të pretendosh të paraqesësh një flluskë sapuni si një armë vdekjeprurëse, është patetike dhe mashtruese gjithashtu. Por në të vërtetë rezultatet e këtyre kërcënimeve duken: Opinionistët (deri edhe politikanët) që pranojnë të kundërshtojnë linjën e Rithemelimit dhe të çetës së tij të kamikazeve janë përherë e më pak. Neveria se përfundojnë në grirësen e mishit të berishanëve, shtyn shumë vetë të heshtin!

Kjo është e vetmja opozitë në Europë që ia del të imponojë vetë-çensurën nga frika ndaj kritikave, gjë që zakonisht e bëjnë qeveritë. Nëse Rithemelimi do të arrijë të marrë nga gjykata vulën e PD-së, do të duhet të ndryshojë ose emër ose metodë. Pasi ky grup mund të quhet sot me çdo emër, por vetëm “DEMOKTARIKE” nuk është.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Në mbrojtje të Perëndimit

“KODI I KUQ” – E majta do shfrytëzojë frikën nga humbja e vendeve të punës prej inteligjencës artificiale

Kush është njeriu që po e kthen Donald Trump-in në një makineri globale marrëveshjesh

Mungesa e punonjësve në turizëm dhe shërbime, Shqipëria kërkon 20 mijë të huaj

Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria lehtëson procedurat për të huajt

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Në media dokumenti për llogaritë bankare të Veliajt, SPAK ka për detyrë të zbulojë burimin e informacionit
Artikulli tjetër Sulm i armatosur, në Brindisi, të Italisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Rrjeta kap vetëm “peshqit e vegjël”
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 17 Prill, 2026
Vizita e Ramës në Romë dhe sinjalet e Brukselit për integrimin e Shqipërisë
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 17 Prill, 2026
Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI
Bota HI-Tech Opinion Sociale Zhvillim 17 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.