KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Evropa po vuan pasojat e turizmit”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Evropa po vuan pasojat e turizmit”
AnalizeEditorialEkonomiSociale

“Evropa po vuan pasojat e turizmit”

Përditësimi i fundit: 13 Korrik, 2024 5:25 am
148 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Shumë rajone turistike në Europë këtë verë presin rekorde te reja vizitorësh. Por në shumë vende banorët po ngrihen kundër turizmit masiv. A ka zgjidhje? Në Venecia madje vitet e fundit disa banorë kanë zaptuar shtëpi. Ata konsiderojnë se qyteti po vuan pasojat nga turizmi dhe banorët nuk po ia dalin me strehimin për vete.

Në qendrën historike jetojnë rreth 49.000 vetë si rezidentë të përhershëm. Numri i vizitorëve në Venecia, sipas vlerësimeve të ndryshme, çdo vit arrin në mbi 20 milionë. Jeta e përditshme e banorëve është për turistët si një dekor për përjetimet e tyre gjatë udhëtimit për pushime.

Europa është kontinenti me numrin më të madh të turistëve ndërkombëtar dhe Venecia nuk është i vetmi qytet, që vuan prej pasojave të turizmit masiv. Aktualisht raportohet për protesta në Barcelonë dhe në të tjera qytete spanjolle. Edhe në Lisbonë, në Pragë apo në Amsterdam turizmi masiv po krijon gjithnjë e më shumë tensione mes udhëtarëve dhe banorëve të përhershëm.

Arësyet janë të ngjashme kudo: shtrenjtim i qirave, çmime astronimike të pasurive të patundshme dhe se kush në fakt lejohet të përdorë dhe sa burime.

Turizmi si burim të ardhurash

Turizmi për shumë nga këto qytete dhe rajone është burimi kryesor i të ardhurave. Në Bashkimin Europian turizmi përbën rreth dhjetë përqind të rendimentit ekonomik. Sipas përllogaritjeve rreth 12,3 milionë vetë janë të punësuar në këtë sektor.

“Këto janë shifra abstrakte”, thotë Sebastian Zenker nga Copenhagen Business School. Banorëve lokalë këto të ardhura nuk u sjellin asgjë, thotë Zenker, kur njëkohësisht qiratë rriten, banesat private janë të papërballueshme për banorët dhe restorantet i ngrenë çmimet aq sa vetëm turistët mund t’i përballojnë. Për banorët duhet të ketë një ekuilibër të perceptuar, thotë studiuesi i turizmit.

Ndonëse edhe shumë njerëz fitojnë nga turizmi, fakt është që “janë shumë pak ata që fitojnë mirë dhe mund të jetojnë mirë”, thotë Zenker në bisedë për DW. Një problem është edhe se pagat në këtë sektor janë shumë të ulëta. Në Itali nuk ka një pagë minimale të ligjëruar, në Portugali paga minimale është 4,85 euro për orë pune, ndërsa në Spanjë 6,87 euro.

Çështje e shpërndarjes

Pra ku derdhet paraja, që shpenzojnë turistët në vendet e Mesdheut? Shumë para nxjerrin industria e fluturimeve, rrjetet e mëdha të hoteleve, firmat ndërkombëtare dhe industria e kroçerave, thotë Paul Peeters. Ai është studiues në Universitetin Breda në Holandë në fushën e turizmit dhe transportit me efekt mbrojtës ndaj mjedisit.

Për të llogaritur qarkullimin e parasë në këtë sektor vendimtare është të mësohet, se kush në çfarë mënyrë udhëton. Turistët e kroçerave flenë dhe hanë në bordin e anijes. Turistët që preferojnë paketa all inclusive: fluturim, hotel dhe ushqim, i blejnë ato përmes agjencive të mëdha turistike, shpesh ata nuk shpenzojnë asgjë në vendin që vizitojnë.

Nga ana tjetër ky grup turistësh influencojnë negativisht në ndotjen e ajrit dhe konsumit e ujit, në kurriz të banorëve lokalë në vendet ku ata shkojnë për të kaluar pushimet. Kjo thellon pabarazinë dhe nxit tensione mes vendasve dhe turistëve. “Të gjithë aktorët janë të vetëdijshëm, se i duan turistët. Pyetja është se si dhe çfarë forme turizmi duan”, thekson studiuesi i turizmit nga Kopenhaga Zenker.

De-Marketing, rregulla dhe ndalime

Tashmë janë ndërmarrë edhe nismat e para politike. Në Amsterdam nuk lejohet më të ndërtohen hotele. Po ashtu qyteti përmes një fushate të qëllimshme De-Markting përpiqet të verë nën kontroll turizmin për party dhe drogë. De-Marketing quhen strategjitë e reklamës, që kanë për qëllim që një produkt – pra qyteti Amsterdam – të mos jetë më tërheqës për grupe të caktuara.

Në Lisbonë dhe në Palma de Mallorca ka kohë që tregu i qirave është shumë larg nevojave dhe realitetit ekonomik të banorëve. Masat e para janë: moslëshimi i licencave të reja për dhënien me qira të objektevepërmes platformave si Airbnb dhe p.sh. në Palma de Mallorca janë vendosur afate bllokimi për dhënien e imobiljeve me qira për qëllime turistike.

Barcelona po ndërmerr masa edhe më të rrepta. Qyteti katalonjas ka shpallur, se do të mbyllë afatin e dhënies me qira për turistë për rreth 10.000 banesa. Kjo ka për synim që të zbusë presionin e krijuar në tregun e banesave. Në dhjetë vitet e fundit qiratë në qytet janë rritur me mbi 60 përqind.

Për kroçerat ka gjithnjë e më shumë kufizime dhe tarifa të larta. Në Venecia anijet e mëdha nuk lejohen më të ankorojnë që nga viti 2021, të njëjtën gjë planifikon edhe Amsterdami duke filluar nga viti 2026. Kjo masë synohet të pakësojë jo vetëm masën e turistëve, por edhe emisionet e dëmshme për ajrin.

Turistë të mirë dhe të këqinj?

Ngjashëm si Amsterdami edhe Mallorca do që të shpëtojë prej imazhit si qytete për party të shfrenuara. Synohet që të joshen më pak turistë, por që të shpenzojnë më shumë para. Ky konsiderohet turizëm i nivelit të lartë në zhargonin e kësaj dege. Por a është kjo zgjidhja?

Jo thotë, Macià Blázquez-Salom. Spanjolli është banor në Palma de Mallorca, profesor gjeografie dhe aktivist. Turizmi i luksit do ta thellojë edhe më shumë pabarazinë.

“Turizmi në segmentin party dhe plazh kufizohet në zona të veçanta, e funksionon thuajse si një fabrikë”, i tha DW-së Blázquez-Salom. Pasojat direkte në këtë rast do të ishin të kufizuara ndaj një pjese të vogël të komunave.

Turistët me një nivel më të lartë ekonomik do të kishin pretendime më të larta, duke konsumuar më shumë ujë, kanë tendencën për udhëtime më të shkurtëra si dhe nëse u pëlqen edhe të blejnë imobilje. “Kjo bën që të vihet në lëvizje makineria e gentrifikimit dhe bashkë me të edhe e spekulimeve me imobiljet”, thotë Macià Blázquez-Salom. “Këta turistë kësisoj ndërhyjnë direkt në jetën e banorëve.”

Turizmi i konceptuar në favor të ruajtjes së mjedisit

Një pjesë e madhe e industrisë së turizmit ende mendon thjesht për shifrat në rritje. Çdo vit rritjet e rekordeve të vizitorëve pranohen me gëzim. Për shumë banorë në Spanjë në qytete si Barcelona, Venecia apo Palma de Mallorca rritjet e mëtejshme nuk janë një opcion. Pra çfarë duhet bërë? Një përpjekje mund të jetë, që numri i turistëve të mbahet në një nivel, aq sa mund ta përballojnë qytetet dhe komunat, thotë Paul Peeters.

Faktorët ekologjik dhe social duhet të luajnë në këtë kontekst një rol qendror. Për këtë megjithatë duhet të vendosen kontrata me shoqëritë ajrore dhe sipërmarrjet e porteve apo aeroporteve, sugjerojnë studiuesit e turizmit. Sepse shpesh këto kompani orientohen në tejkalim kapacitetesh, pra rritje dhe të ardhura të mëtejshme.

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Polonia po shqyrton propozimin për rrëzimin e raketave ruse mbi Ukrainë
Artikulli tjetër Krizë e monedhash në Belgjikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.